Blloku Politikë

Ambasada ruse: Deklarata e Lavrov për Kosovën është nxjerrë jashtë kontekstit

Postuar në 18 Janar, 2017 16:17

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar sot rreth raportimit që media shqiptare i bëri deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov mes të cilave u veçua apeli i tij që në Veri të Kosovës të mos ketë prezencë të forcave shqiptare të sigurisë. Ambsada deklaron se deklaratat e Lavrov janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe me këtë rast përcjell të plotë mesazhin e tij për këtë çështje:

 

Përgjojnë gjithë Shqipërinë, por nuk zbulojnë dot se kush përgjoi ministrin e Brendshëm në zyrë!

Postuar në 18 Janar, 2017 15:44

"AbcNews" raporton se prokuoria e Tiranës ka pezulluar hetimet për pajisjen e përgjimit që gjet në paradhomën e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Lobisti i Ilir Metës, McKeon, konfirmon kontratën me LSI-në

Postuar në 18 Janar, 2017 14:02

Tri ditë më parë, “reporter.al” publikoi një lajm sipas të cilit Ilir Meta ka paguar një firmë lobimi në SHBA për të mundësuar marrëdhënie të nivelit të lartë me administratën e re amerikane duke paguar një shifër prej 15 mijë dollarësh në muaj.Në një intervistë të djeshme në “News24”, Meta replikoi duke thënë se “nuk merrem me media të Sorosit, apo pranë Sorosit”, mënyrë kjo për të zhvlerësuar lajmin pa dhënë përgjigje.

Një samit ndërkombëtar për pasojat e komunizmit në Tiranë?

Postuar në 17 Janar, 2017 09:40

Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve të Europës, një lëvizje e re që është shtrirë në 24 vende të Bashkimit Europian, njofton se do të zhvillojë një samit për dëmet e komunizmit në Shqipëri. Samiti parashikohet të mbahet në datat 7-9 prill 2017 në Tiranë dhe siç bëhet me dije në njoftimin zyrtar, aty pritet të marrin pjesë rreth 200 aktivistë, politikanë, ministra dhe drejtues qeverish. 

Nisin përgatitjet për Komisionin Ndërqeveritar Shqipëri-Rusi

Postuar në 16 Janar, 2017 20:38

Ambasada ruse njoftoi se ambasadori i saj në Tiranë, Aleksandër Karpushin mbajti të hënën një takim me zv/ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, dhe njëherazi Bashkëkryetaren e Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, Adela Karapici.

Irani dhe Shqipëria “kapërcejnë ylberin“. Rihapet ambasada shqiptare në Teheran

Postuar në 15 Janar, 2017 16:47

Në mënyrë krejt të papritur,  ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka vizituar Teheranin ku është takuar me krerët e Republikës Islamike. Në njoftim zyrtar, Ministria e Jashtme iraniane, bënë me dije se është rënë dakord për zhvillimin e takimeve dypalëshe me qëllim fuqizimin e marrëdhënieve tregëtare.

Është koha dhe kushtet për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme me Iranin dhe kjo është arsyeja që Shqipëria ka vendosur të rihapë ambasadën në Teheran”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme iraniane.

OSBE-ja rekomandon hyrje në zgjedhje pa garancitë e kërkuara nga opozita: Nuk ka kohë

Postuar në 15 Janar, 2017 14:53

Gazeta “Pnaorama” ka zbardhur sot një letë të OSBE-ODIHR për çështjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Letra duket se i del përpara dhe zhbën qasjen e PD-së dhe LSI-së për ndryshime thelbësore në kod, por edhe në infrastrukturë dhe kjo thjesht për afatet që nuk kapen.  OSBE-ja konsideron se edhe kërkesa për lista të hapura nuk ka kohë që të përmbushet, çka  i jep kryeministri aktual të drejtë për çdo qëndrim dhe ekspozon misionin si të njëanshëm.

Gruevski fiton famë ndërkombëtare. “Foreign Affairs e sugjeron si modelin ku do të degradojë Trump

Postuar në 14 Janar, 2017 21:44

Revista “Foreign Affairs”, një nga revistat më me ndikim në çështjet e politikës së jashtme, botim i Këshillit për Marrëdhniet me Jashtë, publikonte dy ditë më parë një shkrim me autor Fabio Mattioli. Autori e nis shkrim me një pretendim të guximshëm, që më shumë sesa ndihmon  për të kuptuar ndonjë gjë, reflekton sëkëlldinë e madhe që ka mbërthyer shumëkënd nga fitorja e Donald Trump. Ai u bën thirrje ndaj lexuesve që nëse duan të kuptojnë Donald Trump dhe se çfarë rruge do të marrë ai, atëherë le t’i hedhin një sy Gruevksit në Maqedoni.

A shërben dhe a duhet ta njohë Shqipëria Genocidin Armen si 'model' për çështjen çame?

Postuar në 14 Janar, 2017 21:16

Ethet elektorale në Shqipëri dhe pasigurtë që i paraprijnë zgjedhjeve kanë orientuar aksione politike tensionuese. Një grup deputetësh të PDIU-së, bashkë me firmën e deputetit socialist Artan Gaçi, kanë depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për ngritjen e një Komisioni Parlamentare që do të hetojë dhe hulumtojë për këtë çështje, të cilën vetë iniciatorët njëherë e cilësojnë tragjedi, njëherë genocid e një herë tjetër spastrim etnik.

Tre deputetë në hetim në kuadër të dekriminalizmit

Postuar në 14 Janar, 2017 16:57

Abc News raporton sot se Prokuroria ka kërkuar të dhëna në Kosovë mbi ndalimin aty të Flamur Nokës.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë