Tre deputetë në hetim në kuadër të dekriminalizmit

Postuar në 14 Janar, 2017 16:57

Abc News raporton sot se Prokuroria ka kërkuar të dhëna në Kosovë mbi ndalimin aty të Flamur Nokës.

Sektori i verifikimit, me kërkesë të 20 deputetëve të Partisë Socialistë ka nis hetimin administrative ndaj Nokës, me dyshimin se nuk ka pasqyruar të vërtetën në formularin e vetdeklarimit.  Burimet thonë se për të verifikuar pretendimet e ngritura nga deputetë e PS-së, Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar zyrtarisht Kosovës me anë të një letër-porosie. Si objekt i saj është  verifikimin nëse shtetasi Flamur Noka është ndaluar në Prizren në vitin 1991 nga policia e ish-Jugosllavisë. Veç kësaj është kërkuar të verifikohet në arkivat e policisë së Kosovës nëse Flamur Noka ka qëndruar ndonjë ditë i arrestuar apo vetëm është marr në pyetje dhe është lënë i lirë. Për të gjitha këto pyetje, prokuroria thotë se janë në pritje të përgjigjes zyrtare nga autoritet e drejtësisë së Kosovës”, raporton ky televizon.

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/79852

Nën hetim nga prokuroria, po në kuadër të ligjit të dekriminalizimit bëhet e ditur se janë edhe dy deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë, “që dyshohet se janë dënuar jashtë territorit shqiptar”.

Ata dyshohet se kanë përdorur identitetin e personave të tjerë në momentin kur janë proceduar në shtetet përkatëse. Për këtë dyshim, mësohet se prokuroria ka kërkuar me anë të letër-porosive shenjat e gishtërinjve për këto dy persona, të cilët dyshohet se identitetin e tyre e kanë përdorur dy deputetët tashmë të Kuvendit të Shqipërisë”, raporton AbcNews.

Në total në kuadë rtë këtij ligji janë nën hetim nga sektori i verifikimit 170 persona të tjerë, mes tyre të zgjedhur, deputet e zyrtarë të lartë të administratës publike. Që dyshohen se kanë falsifikuar formularin e vetdeklarimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.