Nisin përgatitjet për Komisionin Ndërqeveritar Shqipëri-Rusi
Ambasada ruse njoftoi se ambasadori i saj në Tiranë, Aleksandër Karpushin mbajti të hënën një takim me zv/ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, dhe njëherazi Bashkëkryetaren e Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, Adela Karapici.
Në fokus të bisedës ishte përgatitja për zhvillimin, për herë të parë që nga viti 2009, të sesionit të radhës të Komisionit Ndërqeveritar, i cili kësaj here duhet të mbahet në Tiranë. Si hap i parë në këtë rrugëtim, u ra dakord paraprakisht për organizimin e një takimi të bashkëkryetarëve të Komisionit, që janë zonja Karapici dhe homologu i saj, Zëvendësministri i Parë i Drejtësisë së Rusisë,Sergej Gerasimov, për të diskutuar hollësisht mbi axhendën e mbledhjes së ardhshme.
Bashkëbiseduesit ndanë bindjen se marrëdhëniet ekonomiko-tregtare Rusi-Shqipëri duhet ringjallur dhe çuar në një nivel më të lartë cilësor të bashkëpunimit pragmatik, me përfitim reciprok dhe në interes të qytetarëve të dy vendeve.
https://www.facebook.com/RusEmbassyAlbania/?hc_ref=PAGES_TIMELINE&fref=nf
Comments
Shkelqyeshem
Epo, tashti qe shame e laperdhosem Trump-in po e kethejme pllaken andej nga atdheu i Xhaxha Stalinit. Epo mire se fundja keshtu integrohemi edhe me mire me Serbine.
Politika shqiptare
Ta dredhim dhe te fajesojme kundershtaret politike brenda vendit edhe pa pike logjike! Kjo eshte motoja e politikes shqiptare, pavaresisht nese eshte PD apo PS ne pushtet! Pervec se "kjo" e PD ka zhurme me te forte, kurse "ajo" e PS qelb me teper!
Add new comment