Gruevski fiton famë ndërkombëtare. “Foreign Affairs e sugjeron si modelin ku do të degradojë Trump

Postuar në 14 Janar, 2017 21:44

Revista “Foreign Affairs”, një nga revistat më me ndikim në çështjet e politikës së jashtme, botim i Këshillit për Marrëdhniet me Jashtë, publikonte dy ditë më parë një shkrim me autor Fabio Mattioli. Autori e nis shkrim me një pretendim të guximshëm, që më shumë sesa ndihmon  për të kuptuar ndonjë gjë, reflekton sëkëlldinë e madhe që ka mbërthyer shumëkënd nga fitorja e Donald Trump. Ai u bën thirrje ndaj lexuesve që nëse duan të kuptojnë Donald Trump dhe se çfarë rruge do të marrë ai, atëherë le t’i hedhin një sy Gruevksit në Maqedoni. Rresht pas rreshti, renditen zhvillimet politike në Maqedoni, “degradimi” i Gruevskit në një lider të korruptuar dhe autoritar, që shfrytëzoi madje edhe ngjarjet e Kumanovës për të ngritur artificialisht kauzën e terrorizmit.

Aty portretizohet Gruevski si një njeri që mban peng Maqedonië, Zaevi që përpiqet që të kundërvihet, shqiptarët që kanë një platformë të përbashkët e që situata ka mbetur në vend. Po kështu autori vë në dukje skandalin e regjistrimeve, apo bombat e Zaevit, që nxorën në dritë të vërtetën lakuriqe të korrupsionit të Gruevskit, duke “harruar” se VMRO – DPMNE nuk ishte vetëm në pushtet. Ajo ishte edhe me shqiptarët e Ali Ahmetit të clët bashkë me Zoran Zaevin që hidhte bomba që nuk dihet nga i shërbeheshin, amnistohen në shkrim në funksion të një portreti: Nikolla Gruevskit.

Duke pranuar se të gjitha lëvizjet kanë dështuar tashmë, Mattioli i sugjeron lexuesit perëndimor se kriza nuk është zgjidhur as me zgjedhjet. Aq larg shkon ai kur bën krahasimet, saqë edhe lëvizjen e shqiptarëve që votuan LSDM-në,  apo që presojnë për kërkesa kushtëzuese ndaj Gruevskit, e sugjeron si shembull për t’u ndjekur nga amerikanët që të rivlerësojnë rolin e solidaritetit në gjenerimin e politikave progresive. Vetëm një gjë autori e neglizhon si faktor fundor: Votën. Atë votë me të cilën Gruevski qëndron në lojë, pavarësisht se me standardet e demokracisë do të duhet të kishte ikur e ndoshta gjykuar.

https://www.foreignaffairs.com/articles/southeastern-europe/2017-01-12/a...
Një shkrim krejt i njëanshëm për një rajon ku faji harliset në çdo bahçe politike. Shkrime si këto lexoheshin edhe për Shqipërinë e para vitit 2013, duke nxitur një klimë që e gjeti vrimën e ozonit më 1 prill. E njëjta gjë po ndodh edhe për fitoren e Trump, ku vetëm vota nuk analizohe dhe këtu mediat me ndikim si FA, por relativizojnë vlerën e votës, duke krijuar mosbesimin te votuesi i cili po refuzon “sytë apo shikimin” që japin shkrime të tilla. Sa për krahasim, sot në Shqipëri, kur kanë kaluar 6 vjet, pakkush beson se moralisht kryeministri dhe PS-ja janë më pak përgjegjëse për 21 janarin sesa qeveria që iku. Pasi çfarë emir t’i vësh një drejtësie të munguar, për një ngjarje që nuk ka rëndësi vetëm për familjarët e viktimave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.