OSBE-ja rekomandon hyrje në zgjedhje pa garancitë e kërkuara nga opozita: Nuk ka kohë

Postuar në 15 Janar, 2017 14:53

Gazeta “Pnaorama” ka zbardhur sot një letë të OSBE-ODIHR për çështjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Letra duket se i del përpara dhe zhbën qasjen e PD-së dhe LSI-së për ndryshime thelbësore në kod, por edhe në infrastrukturë dhe kjo thjesht për afatet që nuk kapen.  OSBE-ja konsideron se edhe kërkesa për lista të hapura nuk ka kohë që të përmbushet, çka  i jep kryeministri aktual të drejtë për çdo qëndrim dhe ekspozon misionin si të njëanshëm.

Vitet e tjera OSBE-ja përherë ka iniciuar tryeza për Kodin Zgjedhor duke nxitur partitë që të ndërmarrin veprime. Kësaj radhe neglizhenca ka qenë e qartë aq sa dot kemi një letër që na thotë se: Hyni në zgjedhje me këtë kod.

Misioni rekomandon që në katër fusha të mund të bëhen amendime, pasi për këto ka kohë.  Transaprenca për financimin e partive, forcim i kuadrit ligjor për kërkesat gjinore në listat e kandidatëve,forcim i sanksioneve ndaj sheklësve të ligjit dhe përmirësimi i dispozitave për mbulimin mediatik të fushatës.

Që do të thotë në gjuhën popullore: Kështu ta bëjnë kur mikun e vë në krye të tavolinës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.