Një samit ndërkombëtar për pasojat e komunizmit në Tiranë?

Postuar në 17 Janar, 2017 09:40

Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve të Europës, një lëvizje e re që është shtrirë në 24 vende të Bashkimit Europian, njofton se do të zhvillojë një samit për dëmet e komunizmit në Shqipëri. Samiti parashikohet të mbahet në datat 7-9 prill 2017 në Tiranë dhe siç bëhet me dije në njoftimin zyrtar, aty pritet të marrin pjesë rreth 200 aktivistë, politikanë, ministra dhe drejtues qeverish. 

Në faqen kryesore online të lëvizjes shfaqet një shkrim për Shqipërinë në ditën e Republikës, 11 janar, me disa të dhëna të dyshimta si 100 000 të vdekur si pasojë e politikave të PPSH-së dhe 25 mijë të ekzekutuar(http://www.acreurope.eu/item/albania_at_eus_door_71_years_after_founding...).  Po kështu i bëhet jehonë edhe përkujtimit të datës themeluese të gazetës “Rilindja Demokratike”, diçka që lë për të dyshuar për lidhjen mePD-në. 
http://www.acreurope.eu/item/commemorating_the_birth_of_the_albanian_fre...
Në njoftimin e vet për samitin, organizuesit thonë se është zgjedhur Shqipëria pasi është vendi që përshtatet më mirë. Aty flitet për sundimin e Enver Hoxhës, ndërkohë që edhe viti 1997 shihet si kohë e një lufte civile që reflekton pasojat e komunizmit. Po kështu situata aktuale e Shqipërisë, trafiqet, korrupsioni janë një arsye më shumë. 

Në thelb samiti që i dedikohet lirisë, është një akt i hapur propagandistik ndaj qeverisë në Tiranë që për një pikëvështrim jodhe aq  të ngushtë, mishëron sa trashëgiminë e komunizmit enverist, aq edhe problemet kronike të tranzicionit. Asnjë subjekt shqiptar nuk aderon në këtë lëvizje, ndonëse menaxherja për financat e saj, Eliana Çelaj, paraqitet në një takim me Fatmir Mediun. Po kështu në faqen zyrtare të Partisë Republikane prezantohen dy aktivitete të lëvizjes ku merr pjesë edhe Mediu. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.