Blloku Politikë
Çfarë ofron Shqipëria për BE-në? Territor për shkëmbim mallarash – përgjigja e Presidentit
Çfarë mund t’i japë Shqipëria Europës? Ja një pyetje që mund të fitojë terren sa më shumë që i afrohemi BE-së, një bashkim për të cilin nuk është çudi që edhe të pendohemi dikur. I pyetur pikërisht për këtë çështje, Presidenti Bujar Nishani, që ndodhet në Berlin në kuadër të takimit të 22-të Ndërkombëtar të Berlinit, dha këtë përgjigje për agjencinë “Deutsche Welle”:
"Shqipëria është kthyer në meta - republikë"
stduiesi Enis Sulstarova komenton në një intervistë për revistën "Shenja" zhvillimet në botën shqiptare në rajon.
SHENJA: Kosova po shkon në zgjedhje. Si njohës i zhvillimeve në këtë vend, si e shihni krijimin e blloqeve të reja politike? Në fakt, se si e komentoni faktin që politikanët që deri dje nuk lanë pa thënë gjë për njëri-tjetrin, sot flasin për projekte të përbashkëta?
"Fasadë me ngjyra artistiko-statistike, por jo Kujtesë"
Kreu i Partisë Aleanca Popullore për Drejtësi, Bilal Kola, që rrjedh nga një familje të persekutuarish politikë, publikon sot një opinion në gazetën “Panorama” rreth kujtesës kolektive dhe nismave të fundit për muzealizimin e mjediseve të aparatit represiv të Diktaturës së Enver Hoxhës. Sipas Kolës ajo që ka bërë qeveria aktuale është thejsht fasadë, asgjë më shumë. Si shembull për të ilustruar këtë, Kola sjell faktin se tekstet e librave shkollorë nuk janë prekur në këtë drejtim.
Teatër falas me ndihmën e Shekspirit
Dje është dhe dhe sot është sot. Kjo thënie e Ilir Metës vlen edhe për stofin e politikës që përfaqësohet nga dy të mëdhenjtë dhe në veçanti kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit ka vijuar sulmet ndaj LSI-së dhe Ilir Metës gjatë një takimi që pati në Krujë, madje duke e etiketuar LSI-në si SHPK-në e Presidentit të zgjedhur.
Duke iu referuar Shekspirit dhe batutave që Rama tha para paktit se iu lut më shumë se Romeo Xhuljetës, dhe ironisë që bëri pas kësaj LSI-ja, Basha kujtoi se ka edhe një tjetër vepër Shekspiri, “Tregtari i venedikut”.
PD ashpërson luftën, formulari i besnikërisë ndaj LSI-së shkon në Prokurori
Përflitej prej ditësh për një formular që LSI ua ka shpërndarë të punësuarve të saj në administratën shtetërore, përmes të cilit merr garanci për besnikërinë e votës në 25 qershor. Ky formular është kallëzuar në Prokurori nga zv/kryeministrja Mandija, e cila në cilësinë e kryesueses së Task-Forcës ka kallëzuar penalisht Drejtoren e Filialit të Postës Shqiptare në Berat Haris Ngjeqari.
Fushatë elektorale për nxjerrjen e LSI-së nga pushteti
Lulzim Basha ka nisur fushatën elektorale duke patur si qendër sulmi LSI-në e Ilir Metës. Basha bërtet me të madhe duke bërë të qartë se koha e kalimit majtas dhe djathtas ka ikur. Në këtë qëndrim të tijin shtohet edhe qëndrimi I kryeministrit dhe PS-së që po këmbëngulin përditë e më shumë për “timonin që e ngasin një palë duar”.
S'ka debat
Kryeministri Rama ka lënë të kuptohet se është kundër një debati televiziv me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I pyetur në emisionin Opinion për ftesën e kreut të opozitës, Rama i devijoi përgjigjes së drejtëpërdrejtë, duke bërë një interpretim jashtë thelbit të pyetjes.
“Debatet unë i bëj me ty. Ti je përfaqësues i kontinuitetit. Je Saliu dhe Luli bashkë”, tha Rama, mesa duket duke refuzuar kështu ftesën e Bashës. Kryetari i PD-së i ka bërë thirrje të vazhdueshme kryeministrit të ballafaqohen në një debat televiziv por këtë mesa duket nuk do ta shohim.
Basha edhe njëherë për listat: Askush nuk është i përjetshëm
Ndërkohë që provokimet dhe kundërshtimet ndaj kreut të PD-së kanë vijuar edhe sot, ky i fundit ka kthyer përgjigje sot përmes një interviste në Top – Story. Sipas Lulzim Bashës ndryshimi në listat e kandidatëve përfaqëson frymën për ndryshim dhe qarkullim brezash.
Kryeministri: Ministrat teknikë largohen pas 25 qershorit nëse PS-ja fiton zgjedhjet
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sesi do të jetë përbërja e qeverisë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama tha se:
“Në rast se 25 qershori do zgjedhë PS-në në krye të qeverisë ata s’do të jenë më ministra. Ata janë ministra teknikë dhe do largohen nëse fitojmë zgjedhjet”, tha Rama. Kryeministri e ka kushtëzuar pra largimin me rezultatin elektoral dhe jo me mandatin e tyre si ministra teknikë.
Bashkëqeverisja si ëndërr e 1 qershorit - (Shared Photo)
Ky baner elektoral është postuar nga kryeministri në profilin e tij në Facebook. Dallohen dy gishtat me një trëndafil dhe numri dy i PS-së. Një shaka për 1 qershorin.