Blloku Politikë
Edhe me 71 mandate, PS-ja nuk do të qeverisë e vetme
Partia Socialiste po bën fushatë duke u kërkuaar votuesve qeverisjen e vendit vetëm. Në disa dalje rresht, kryeministri dhe deputetë të ndryshëm të saj po u flasin njerëzve për “shansin që ta mbajmë vetëm timonin”. Në intervistën e fundit në Top-Story, Edi Rama akuzoi hapur partitë e vogla si plaçkitëse të shtetit, me një praktikë që sipas tij duhet të marrë fund. Më tej akoma ai ka deklaruar se ministrat e rinj të propozuar nga PD-ja, do të jenë në detyrë deri më 26 qershor, nëse PS-ja fiton e vetme 71 mandate.
Ilir Meta shpall fundin e koalicionit me PS dhe akuzon personin Edi Rama: Nuk u bë Shtet, por u bë Qamet
Brukseli apel Tiranës: Mos u nxitoni për hapjen e negociatave
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat e zgjerimit, Johannes Hahn i kêshillon Tiranës zyrtare të mos nxitohet me kërkesën e hapjes së negociatave në fund tê këtij viti. Duke u përgjigjur mbi kërkesën e artikuluar nga kryeministrit Rama, se Brukseli duhet të përgatitet pêr hapjen e negociatave me Shqipërinë, komisioneri Hahn ështê shprehur, se kjo mund të arrihet nëse kriteret e vendosura nga Brukseli do të trajtohen në një mënyrë inkurajuese dhe do të prodhojnë rezultate pozitive.
Dy video për takimin e Tropojës
Vizita e kryeministrit në Tropojë ka dy video. E para, më poshtë shpërndarë ish-kryeministri Sali Berisha, dhe e dyta nga ERTV. Sa për atë që u tha në monologun e Edi Ramës, më mirë mos e dëgjoni!
Opozitari më i ashpër: Bojkotoni 25 qershorin! Rilindja bëri krime të shumta
Të gjithë kanë hyrë në fushatë. Edhe miku i dikurshëm i Edi Ramës, Kokëdhima. I cili po bën thirrje për bojkot nisur nga fakti se sipas tij, pazari PS-PD e çon Shqipërinë në sundimin e 3-4 njerëzve. Në një fjalë me socialistët e Sarandës, publikuar në faqen e tij në Facebook, Kokëdhima afirmohet si ndoshta opozitari më i madh sot ndaj pushtetit, kur ndër të tjera thotë:
"PS-PD janë gozhda dhe vrima e Shqipërisë. U bënë bashkë për t'u mbrojtur"
Në një mesazh elektoral hedhur dje online, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka cekur disa probleme jo të vogla të vendit. Përtej aspektit pragmatist duhet thënë se fjala e Blushit ka elementë të fortë realistë në një vend që po përjeton karnavalin e vetvetes.
"Mbaj përgjegjësi për listën. Do marr vendime edhe më të vështira". Asnjë fjalë për koalicionet
Ka ndryshuar tonin e të folurit, ankohet për mediat, kritikon pyetjet. Por duket më i vendosur. Lulzim Basha, kryetar i PD-së, ka deklaruar në emisionin "Opinion" se ai është gati të marrë vendime edhe më të vështira sesa largimi i disa personaliteteve nga lista e kandidatëve. Ai ka deklaruar se do të ketë reforma kushtetuese të thella, diçka që ju mor kryeministrit në marrëveshjen e 18 majit. Basha ka deklaruar se roli i SHBA në këtë që po ndodh është thelbësor. Basha është shprehur se do të marrë përgjegjësitë për listën, duke refuzuar të thotë diçka për koalicionet paszgjedhore.
Largim nga politika vetëm nëse PS-ja nuk del forcë e parë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në intervistën në Top-Story se nëse Partia Socialiste nuk do të dalë forcë e parë politike më 25 qershor, ai do të japë dorëheqjen nga politika. Rama ka thënë se kjo mbetet në dorë të shqiptarëve duke nënvizuar me siguri se PS-ja do të jetë forcë e parë.
Mirënjohja e kryeministrit: Ilir Meta më ka ndihmuar siç ndihmoj unë Lali Erin
Gjatë një interviste në emisionin “Fakt” në “syri.net”, kryeministri i ka njohur kundërshtarit kryesor të vet në politikë, Ilir Metës, meritën se dikur e ka ndihmuar në punën e tij si kryebashkiak.
Video/Malësori Ilir Meta në kërkim të votave dhe besës së Doktorit!
Meta, që ka mundësi të jetë vërtet President, ka qenë në Kukës.