Blloku Politikë
Pazari Rama-Basha: Arjan Bylykbashi emërohet në krye të hipotekave. Dorëhiqet edhe numri dy i KQZ-së
Pazari Rama –Basha po ecën sahat. Sot kryeministri ka firmosur caktimin në detyrën e Kryeregjistruesit Arjan Bylykbashi, një person me karrierë në administratë. Ai është vëllai i ish-deputetit të PD-së, Aurel Bylykbashi dhe vjen në detyrë si “teknik”(http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=104621).
Ndërkohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Hysen Osmanaj ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar, duke e lënë vendin vakant.
Fushatë për veten!
Fushata që ka nisur duhet të ishte një ballafaqim platformash për taksat, investimet, planet ekonomike në bujqësi, shëndetësi, arsim, inovacion dhe shtetin social, mirëpo ky debat ia ka lënë vendin retorikës pa përmbajtje, për një Shqipëri që Duam, Republikë të Re apo të Shansit të të Gjithëve.
Edi Rama bën për vete Lefter Maliqin
Vala e largimeve nga lista e kandidatëve të PD-së ka njohur sot një polarizim emocional kur njkë prej emrave, ish-deputeti Lefter Maliqi, ka deklaruar tërheqjen dhe kalimin me PS-në. Në një status të gjatë në Facebook, Maliqi thotë ndër të tjera se:
Gjuetia e ministrave teknike me Whatsapp dhe Viber, reagon Rama
Ministria teknike e Financave i ka kërkuar Prokurorisë procedimin penal per Kliton Bistrin, inspektor i hetimit tatimor, me atributet e oficerit të policisë gjyqësore, për të cilin ministrja teknike Helga Vukaj urdhëroi shkarkimin me 29 maj. Procedimi është kërkuar pasi sipas ministres teknike, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me udhëzimin e Kryeministrit, ka marrë pjesë në aktivitete partiake gjatë fushatës elektorale. Sipas ministrisë, veprimi i tij është në shkelje të hapur të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
“Micotaqis, i pari kryeministër që priti Ibrahim Rugovën si përfaqësues legjitim të popullit të Kosovës”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur sot përmes një postimi në Facebook ngushëllimet e veta për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit grek Konstandin Micotaqis. Nëpër rreshta Berisha ka përmendur një fakt që flet shumë për sensin e iniciativës që karakterizonte Micotaqis, një përfaqësues i konservatorëve grekë.
Nishani bën detyrën si President, del në mbrojtje të Bashës
Bujar Nishani në ditët e fundit si president ka dhënë disa konsiderata për zhvillimet politike në Shqipëri që kanë të bëjnë me akuzat ndaj Lulzim Bashës. Ai flet për një sulm të sofistikuar mediatik dhe politik kundër kryetarit të Partisë Demokratike për të goditur sipas tij jo vetëm Bashën si person por opozitën në Shqipëri.
Pastrim, por edhe llogari
Dita e sotme ishte e rëndësishme sa i përket stabilitetit të ekipit drejtues të PD-së. Hamendësimet e shumta të ardhura nga një takim lokali, disa tërheqje kandidatësh, apo edhe spekullimet mbi një lojë të dyfishtë të Berishës, në finale nuk imponuan asgjë në vendimmarrjen e kryetarit Lulzim Basha.
Duhet të nënvizojmë disa momente të cilat parashihen që sot si rrugë eventuale të zhvillimit politik apo ngaqë shpjegojnë këto që ndodhën.
Të çlistuarit e PD-së: Deri më 25 qershor, jemi kundër Edi Ramës. Basha: Ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë
Astrit Patozi ka sqaruar sot “kafenë” e përbashkët me të larguarit e tjerë nga lista e kandidatëve. Patozi lë të kuptohet se do të ketë një lëvizje në PD për të rikthyer legjitimitetin e forumeve, diçka për të cilën dikush po kujtohet më në fund, por ai ka shtuar në një status në Facebook se “deri me 25 qershor duhet te qendrojme ne mbeshtetje te cdo demokrati dhe te Partise Demokratike”.
Ditën që i hoqën nga lista u kujtuan të bëhen opozitarë
Emrat që Basha la jashtë listës së Partisë Demokratike janë 25 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Jo të gjithë kanë reaguar dhe kanë shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të Bashës, por bërthama që po del publikisht kundër është një grupim prej 10-12 ish-deputetësh dhe ish- ministrash në qeverinë Berisha, që kanë ndërmarrë një aksion politik opozitar kundër Partisë së tyre pas lënies jashtë listës.
Topalli dhe Imami: Të largohet Lulzim Basha
Lulzim Basha është i rremë. Ai duhet shkarkuar. Ky është thelbi i deklaratës së ish-nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli dhe deputetit themelues të PD-së, Arben Imami. Përmes një konference për shtyp ata kërkojnë mbledhjen e forumeve dhe largimin e Bashës që sipas tyre e ka kthyer PD-në në një ndermarrje personale.