Nishani bën detyrën si President, del në mbrojtje të Bashës

Postuar në 30 Maj, 2017 10:53

Bujar Nishani në ditët e fundit si president ka dhënë disa konsiderata për zhvillimet politike në Shqipëri që kanë të bëjnë me akuzat ndaj Lulzim Bashës. Ai flet për një sulm të sofistikuar mediatik dhe politik kundër kryetarit të Partisë Demokratike për të goditur sipas tij jo vetëm Bashën si person por opozitën në Shqipëri.

“Si President i Republikës, më vjen keq të shoh se shpesh herë, deri deri dhe në situata qesharake, kalohet kur gati 90% e establishmentit politik, 90% e medias, janë tërësisht në akuza ndaj opozitës. Shqipëria në këtë rast përbën rastin unikal në vendet demokratike, në vendet pluraliste, ku i gjithë ky angazhim i përmasave të mëdha adresohet për të sulmuar opozitën. Në një kohë unë mendoj që në përgjithësi energjitë për opozicion duhen drejtuar ndaj fenomeneve, ndaj problematikave që kanë qytetarët shqiptarë, shqetësimeve të tyre, jetës së tyre ekonomike. Ndaj ky angazhim shumë i sofistikuar, edhe ditët e fundit, ndaj opozitës, kryesisht ndaj liderit të opozitës, zotit Basha, duket që, dhe krijon perceptimin, gati gati bindjen, që gjithçka është e instrumentalizuar politikisht ndaj opozitës dhe ndaj liderit të opozitës”-deklaroi Nishani për VOA.

https://www.zeriamerikes.com/a/president-nishani-intervista/3875945.html

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Mund te jete nga te paktat raste qe Nishani ka plotesisht te drejte per ate qe thote, pavaresisht faktit qe eshte president dhe si i tille, nuk ka pse shprehet se kush po lufton ke. Po konstantimi i tij qendron plotesisht! PS(natyrisht me te gjithe feten e madhe te mediave qe komandon) pasi deshtoi me te gjitha(po vertete me te gjitha) premtimet e ketyre kater viteve, tani po ben fushate vetem me listat e PD-se.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.