Blloku Politikë

Fotolajm/Gramoz Ruçi hyn në muze...për hir të Historisë

Postuar në 24 Maj, 2017 14:35

Në muzeun e Shtëpisë me Gjethe, inauguruar këto ditë, shfaqet edhe Gramoz Ruçi, si ministër i fundit i regjimit Komunist, për çështjet e brendshme. Ruçi vazhdon ndërkohë të jetë një nga figurat kryesore të PS-së, pro reformave. 

Pazari është për ustallarët, jo për qytetarët

Postuar në 24 Maj, 2017 12:11

Fushata ka filluar dhe nga partia më e madhe që finalizoi me sukses katërvjeçarin duke bashkëqeverisur me Partinë Demokratike vijnë leksione që kanë të bëjnë me ndershmërinë dhe dobishmërinë e votës. Kuptohet në fushatë defiçiti i atyre që thuhen është i madh, po morali mesa duket që vjen nga pushteti në këto zgjedhje është "bëj çfarë them unë, po mos bëj si bëj unë". Ja çfarë u thotë ish-ministri i Brendshëm Tahiri qytetarëve në Kasharit:

Zhvillime nga e majta për hir të 71-it, PS mbledh edhe çikërrimat

Postuar në 24 Maj, 2017 11:28

Tani që gara e 25 qershorit do të jetë pa koalicione, Partia Socialiste është obsesionuar pas shifrës 71, aq mandate sa i duhen për të qeverisur e vetme. Kjo është kryefjala e takimeve elektorale të deputetëve, ministrave apo kryetarit të Partisë Socialiste që kanë shfaqur ambicjen të qeverisin të vetëm.

T'ua njohim meritën - Të gjithë me brekë nëpër këmbë drejt 25 qershorit

Postuar në 23 Maj, 2017 21:23

Nuk duhet lodhur koka shumë me zbërthimin e Pazarit të 18 majit. Ai po zbulohet vetë nga palët e përfshira atë natë që në fund shpërndanë një tekst si lëmoshë transparence për popullin.

Menjëherë pasi firmosi Pazarin, kryeministri nisi fushatën duke u bërë thirrje demokratëve që të votojnë PS-në se ajo do jetë e sigurtë në pushtet. Fundja siç tha Edi Rama, “ne 71 mandate na duhen”.

"Panorama"/Basha: Deputetët që shesin mandatin, e humbasin atë

Postuar në 23 Maj, 2017 10:21

Një ditë më parë u bë e njohur se me ndryshimet e reja ligjore, shitblerja e votës dënohet me burg. Diçka absurde që i shtohet absurditeti juridik ku po hyn vendi. Një nga deputetët e PD-së, Astrit Patozi, pyese se çfarë dënimi parashikohet nëse një deputet kalon me një parti tjetër, pra nëse e shet mandatin e vet. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, gazeta “Panorama” njofton sot përgjigjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili për kujtesë duhet thënë se ka përfunduar studimet për jurisprudencë. Basha sipas “Panorama” ka deklaruar se “Lidhur me pyetjen  shumë të drejtë të z.

Fotolajm/Betimi i zv.kryeminstres Mandia dhe ministrave në Presidencë

Postuar në 23 Maj, 2017 09:58

Njoftimi i Presidencës: "Zv/Kryeministrja Mandija dhe ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Demiraj, Vukaj, Karabina, Bardhi, Kërtusha, Beqiri betohen para Presidentit Nishani". 

"U miratua vettingu. Moment fantastik në jetën time"

Postuar në 22 Maj, 2017 23:30

Kryeministri Edi Rama duket se e ka përjetim unik në jetën e vet miratimin e vettingut.

Parlamenti kalon me unanimitet qeverinë tekno - politike

Postuar në 22 Maj, 2017 21:04

Parlamenti shqiptar ka miratuar sot dekretet e Presidentit të Republikës, për shkarkimin e disa ministrave dhe emërimin e disa të tjerave. Më poshtë votimi: 

1-Zv/kryeministri Niko Peleshi shkarkohet me 106 vota pro

Zv/kryeministrja Ledina Mandia emërohet me 119 vota pro dhe 2 vota kundër

2-Fatmir Xhafaj shkarkohet me 104 vota, 5 kundër

Dritan Demiraj emërohet me 107 vota pro, 4 kundër

3-Ogerta Manastirliu shkarkohet me 114 vota pro, 4 kundër

Arben Beqiri emërohet me 118 vota pro, 3 kundër

Kurbanët e stabilitetit(foto)

Postuar në 22 Maj, 2017 14:59

Pas marrëveshjes Rama - Basha, kreu i kQZ-së Denar Biba ka hapur rrugën me aktin e dorëheqjes. 

Burg për shitblerjen e votës?! Pse nuk hiqet e drejta e votimit për “krimin elektoral”

Postuar në 22 Maj, 2017 13:06

Tallavaja parlamentare që hapi pazari dypalësh – apo më saktë Dykokësh – nuk po e sos dot komedinë e përhershme. Sot bëhet e ditur se në kuadër të këtij pakti, është rënë dakord që të sanksionohet në ligjin zgjedhor që shitblerja e votës dënohet me dy vjet burg. Kjo shoqëron kategorinë e krimit elektoral, një tjetër shaka kjo e dy partive që janë ustallizuar ndër dekada për të prishur zgjedhjet.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë