"Panorama"/Basha: Deputetët që shesin mandatin, e humbasin atë

Postuar në 23 Maj, 2017 10:21

Një ditë më parë u bë e njohur se me ndryshimet e reja ligjore, shitblerja e votës dënohet me burg. Diçka absurde që i shtohet absurditeti juridik ku po hyn vendi. Një nga deputetët e PD-së, Astrit Patozi, pyese se çfarë dënimi parashikohet nëse një deputet kalon me një parti tjetër, pra nëse e shet mandatin e vet. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, gazeta “Panorama” njofton sot përgjigjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili për kujtesë duhet thënë se ka përfunduar studimet për jurisprudencë. Basha sipas “Panorama” ka deklaruar se “Lidhur me pyetjen  shumë të drejtë të z. Patozi unë iu sqaroj se kam propozuar  ndryshimin kushtetues që kush deputet shet mandatin, ta humbasë atë”.

Kjo është pak të quhet shaka e një republike bananeje. Mandati është i lidhur me zgjedhësit, jo me partinë, ndërkohë që një deputet mund të ndryshojë parti për shkak të rrethanave nga më të ndryshmet. Vendimi për ndryshim është Sovran dhe nuk dihet se mbi cilën premisë z. Basha, krejtësisht original në këto shpikje që sjell përherë në tavolinë, kërkon të kthejë partitë në burgje të sigurisë maksimale politike.

http://www.panorama.com.al/ekskluzive-basha-i-pergjigjet-patozit-ja-cfar...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.