Çfarë ofron Shqipëria për BE-në? Territor për shkëmbim mallarash – përgjigja e Presidentit

Postuar në 04 Qershor, 2017 14:42

Çfarë mund t’i japë Shqipëria Europës? Ja një pyetje që mund të fitojë terren sa më shumë që i afrohemi BE-së, një bashkim për të cilin nuk është çudi që edhe të pendohemi dikur. I pyetur pikërisht për këtë çështje, Presidenti Bujar Nishani, që ndodhet në Berlin në kuadër të takimit të 22-të Ndërkombëtar të Berlinit, dha këtë përgjigje për agjencinë “Deutsche Welle”:

Është vërtet një pyetje shumë e mirë. Ne duhet ta paraqisim veten, mundësitë tona dhe kontributin tonë gjithashtu, sepse pikërisht për këto arsye e përmenda që duhet të anëtarësohemi si kontribues, dhe jo si konsumatorë. Por çfarë do të thotë si kontribues?

Së pari, si territore, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit i përkasin zonës evropiane.

Së dyti, na duhet që të punojmë së bashku për kapërcimin e sfidave me të cilat po përballemi në ditët e sotme duke filluar që nga siguria e deri te zhvillimi dhe ekonomia.

Vendi im, Shqipëria si dhe vendet e tjera mund të kontribuojnë shumë duke shtuar e rritur shërbimin ndaj sigurisë. Në ditët e sotme, hapësira evropiane po përballet me shumë çështje shqetësuese si terrorizmi, valët e emigracionit të paligjshëm, refugjatët, e gjëra të tilla të ngjashme, ndryshimet klimaterike, varfërinë, kështu që si një krah i zonës evropiane, Ballkani, përfshi edhe vendin tim, Shqipërinë, mund të shërbejnë për të zgjeruar fushën e bashkëpunimit dhe të sigurisë. Me një fjalë, Ballkani dhe vendi im është udhëkryqi më i mirë për shkëmbimin e mallrave dhe bashkëpunimin ekonomik mes Evropës dhe kontinenteve të tjera. Kështu që besoj se ka një mundësi të vërtetë për kontribut nga vendi im dhe te vendet e tjera.

Comments

Submitted by Eni (not verified) on

Nje President kapter qe e shikon bashkepunimin me Europen si lufte: I japim Europes toke dhe mercenare lufte."Gjenerali" qe mendon se ka ne dore edhe fushebetejen edhe ushtaret popull, problemi eshte se nuk shikon dot me larg se mustaqet e tija. Keqardhje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.