deutsche welle
Perspektiva e një lufte të re serbe në Ballkan
Çfarë qëndron pas programit serb të armatimit? Këtë pyetje shtron në një shënim të vetin agjencia gjermane e lajmeve, “Deutsche Welle” e cila liston edhe kapacitetet e ushtrisë serbe krahasuar me rajonin apo vende të tjera. Në vitin 2022 buxheti serb i mbrojtjes ishte 1.3 miliardë euro, që sipas agjencisë është “10 herë më i madh se ai i Kosovës”.
Çfarë ofron Shqipëria për BE-në? Territor për shkëmbim mallarash – përgjigja e Presidentit
Çfarë mund t’i japë Shqipëria Europës? Ja një pyetje që mund të fitojë terren sa më shumë që i afrohemi BE-së, një bashkim për të cilin nuk është çudi që edhe të pendohemi dikur. I pyetur pikërisht për këtë çështje, Presidenti Bujar Nishani, që ndodhet në Berlin në kuadër të takimit të 22-të Ndërkombëtar të Berlinit, dha këtë përgjigje për agjencinë “Deutsche Welle”:
DW: 2016 - Viti i kanabisit në Shqipëri*
Një rrugë e pashtruar, ende e mbushur me pellgje nga shiu i fundit të çon drejt ca barakave në afërsi të qytetit Rrëshen. Po bie muzgu. Errësira është mbuloja e duhur që ish-punëtoret e kanabisit të flasin. Ato duket se ende kanë frikë, pas aksionit të fundit policor të para pak javëve, kur policia me një aksion të befasishëm e paralizoi të ashtuquajturin laboratorin e drogës në afërsi të qytetit Rrëshen. 4,2 tonë drogë pastrohej, thahej dhe paketohej në pularinë e dikurshme, fare pak kilometra larg qendrës së qytetit Rrëshen.