Blloku Politikë
Kryesia e PS-së: Data e zgjedhjeve nuk negociohet
Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur sot të mos negociojë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Në një dalje pas mbledhjes, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, deklaroi se koalicioni opozitar nuk kushtëzon dot asgjë dhe se për zgjedhjet janë regjistruar 42 subjekte.
Parafolësit e Gjykatave
Policia përcolli të martën pasdite një njoftim të shkurtër mbi arrestimin e një tjetër të dyshuari për grabitjen në Rinas duke mos dhënë shumë detaje se në çvend u lokalizua i dyshuari dhe në çfarë rrethana u krye arrestimi.
Njoftim që nga pikëpamja e hetimeve e zhvendos suksesin tek puna që po bën policia dhe prokuroria për kapjen e autorëve, ndonëse përgjegjësia për thyerjen e sigurisë në Rinas dyshohet se implikon shumë aktorë përfshi policinë dhe autoritetet e tjera shtetërore.
Fake news nga koalicioni opozitar!
PD formalizoi sot atë që e quajti koalicioni opozitar për zgjedhjet e ardhshme. Një nga ato lajme që në fakt nuk ishte lajm. Në terma taktikë mund të quhet një fake news, sipas modelit të të bërit politikë nga Lulzim Basha. Bëj zhurmë, shpall republika apo revolucione, publiko lista oligarkësh dhe më pas kthe mendje rrugës, se ashtu ishte një muhabet.
Bojkoti i zgjedhjeve, si do e zgjidhë shumica krizën e legjitimitetit nga pjesëmarrja e ulët?
Sot Partia Demokratike ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me disa parti opozitare synimi kryesor, i shpallur i së cilës është zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sado paradoksal të duket ky objektiv ai i përmbahet vendimit politik që nuk e njeh si legjitim kryeministrin Edi Rama dhe e sheh atë si kërcënim për zgjedhjet.
Zoti Rama nuk qëndroi dot jashtë këtij zhvillimi:
Ambasadori i OSBE-së shfaqet i paqartë: Zgjedhjet mund të shtyhen...por ato zhvillohen më 30 qershor
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt nuk është i qartë se çfarë do të ndodhë në Shqipëri, ndonëse duket se ka me entuziazëm rolin e ndërmjetësit. Në një prononcim për mediat, zoti Borchardt la të hapur mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, por pa sqaruar se çfarë sjell një gjë e tillë:
Azem Hajdari: Nuk duhet të kemi frikë nga bushtra socialiste
Në vitin 1995 në Parlamentin shqiptar do të diskutohej një çështje e dyshuar korrupsioni që do të finalizohej me refuzimin e kërkesës për heqje imuniteti për Genc Rulin dhe Rexhep Ukën.
Me ftesë të Kryeministrit/Unë do të ndërtoj në Qendër të Tiranës dhe në Bulevardin e Ri
Dje televizioni News24 transmetonte një kronikë mbi vizitën e disa biznesmenëve sauditë në Shqipëri të cilët siç thuhej aty ishin në vendin tonë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Përtej aspektit publictar të kronikës, po veçojmë prononcimin e një prej biznesmenëve që deklaron se do të investojë në qendër të Tiranës dhe në bulevardin e ri të saj.
Fituesi për prodhimin e fletëve të votimit për zgjedhjet lokale shpallet javën që vjen
Fituesi për prodhimin e Fletës së Votimit për zgjedhjet lokale të qershorit 2019 pritet të shpallet brenda javës që vjen. Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije për ResPublica se procesi i parë i prokurimit është pezulluar nga Komisioni i Prokurimit Publik që nuk ishte në gjendje të shqyrtonte ankesën e kompanisë Albdesign për shkak të ngarkesës në punë.
Ambasada e SHBA në hall nga bojkoti i PD e LSI: Futuni në zgjedhje
Një ditë pas qëndrimit të PD-së për bojkot të mundshëm të zgjedhjeve të Qershorit ambasada amerikane ka folur përmes Zërit të Amerikës, duke u kërkuar partive që kanë dalë nga parlamenti të marrin pjesë në proces. Nga ana tjetër ajo ka nisur edhe një fushatë për opozitën e re.
Nën monitorim të plotë edhe për pronat
U desh alarmi i qeverisë greke dhe kryeministrit të saj, Aleksis Tsipras që Bashkimi Europian të marrë seriozisht çështjen e të drejtës së pronësisë në Shqipëri, ku duket se qeveria shqiptare vetëm sa e ka përkeqësuar këtë proces.