Blloku Politikë

Palmer takon gazetarët e preferuar të ambasadës amerikane

Postuar në 09 Prill, 2019 13:12

Nuk jam këtu për të negociuar për një platformë me palët. Është përgjegjësi e opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje, të ketë kandidatët e saj për zgjedhjet lokale. Të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Shqipëria ka një qeveri legjitime, për të cilën jam i sigurt se do të çojë përpara reformat. Nga ana tjetër, Shqipëria duhet të punojë ende për të luftuar korrupsionin

Dikush ta mësojë znj. Xhaçka të shprehet si ministre e Mbrojtjes

Postuar në 09 Prill, 2019 11:21

Lexoni shqipen që shërben për t’ia argumentuar mendimin ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dje në emisionin “Real Story”: 

Është absolutisht shumë, një dëshmi e qartë e vlerësimit që Aleanca ka për rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti, si avokat i dyerve të hapura dhe i perspektivës euroatlantike të rajonit dhe në këtë kuptim është një vlerësim që i është bërë vendit, është një siguri e shtuar për rajonin, është baza e parë në llojin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Kuvendit ri-interpreton si shef i kundërzbulimit

Postuar në 09 Prill, 2019 10:54

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, i është bashkuar hamendësimeve politike të kryeministrit Edi Rama për financimet ruse në Shqipëri. Gjatë një takimi të kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE-së, Ruçi ndër të tjera ka thënë: 

Palmer, çfarë negocioi në Tiranë

Postuar në 08 Prill, 2019 20:01

Ka krijuar shumë pështjellim vizita në Tiranë e zv/ ndihmes sekretarit të shtetit per Euroazinë, Mathy Palmer. Pa ndonjë dijeni mbi axhendën e tij, mediat në Tiranë e komentuan si një përpjekje të SHBA-ve për të zgjidhur krizën politike, por ky fakt nuk është konfirmuar nga asnjë burim deri më tani.

Çuna, mos harroni raportin e KLSH-së!

Postuar në 07 Prill, 2019 16:00

Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar një dëm ekonomik prej 193 milionë eurosh për vitin 2018, ndërkohë që ndikimi nga mosarkëtimi i të ardhurave shkon në 1.5 miliardë euro.

KLSH-ja ka çuar për ndjekje penale dhjetëra titullarë institucionesh dhe drejtues të nivelit më të ulët.

Presidenti refuzon ndërmjetësimin për krizën politike

Postuar në 07 Prill, 2019 14:53

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka refuzuar të iniciojë një tryezë dialogu ndërpartiak dukem bërë thirrje që partitë politike të dëshmojnë vullnetin për të gjetur zgjidhje.

"Dashi" përçor i krizës

Postuar në 05 Prill, 2019 15:23

Kryeministri ka rimarrë sot rolin e politikanit naiv që rend pa fjalë pas kërkesave të selive diplomatike perëndimore. Përmes një statusi në tuiter, Edi Rama ka ftuar opozitën që ka dorëzuar mandatet që të bëhet pjesë e reformës zgjedhore me të drejta të barabarta. Sepse këtë, siç thotë ai, e kërkon edhe BE-ja. Dhe një kryeministër shqiptar nuk ka të drejtë të ketë mendjen e vet për këto punë.

Janë ngritur të gjitha çmimet. Vetëm çmimi i vrasjeve ka rënë

Postuar në 05 Prill, 2019 14:54

Frrok Çupi ka publikuar një opinion në gazetën AFP që e titullon, apo ja kanë titulluar: Plani për grusht-shteti i opozitës dhe ‘2000 të marrët’ që ka bërë gati! Gazetari në fjalë ka disa kohë që e a bërë të vetën tezën se opoizta e sotme është manipuluar, shitur apo bën pa dashje lojën e Rusisë, kurse qeveria, ashtu babaxhanërisht, është bërë meit për Perëndimin. Kjo e thjeshtuar.

Bushati zhgradon Ramën (Video)

Postuar në 03 Prill, 2019 17:17

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati , i cili që pas shkarkimit është goditur nga kryeministri  Rama përmes rioshit Gent Cakaj foli  në parlament për situatën aktuale politike duke theksuar se maxhoranca nuk duhet të tregohet arrogante me opozitën që është jashtë Parlamentit.

Del Teoria e Ditës së Gjykimit

Postuar në 03 Prill, 2019 13:14

Tërheqja e kryeminstrit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme duket se janë çështje kohe. Zoti Rama por edhe të tjerë brenda mazhorancës janë të ndërgjegjshëm se mbajtja e zgjedhjeve lokale në këto kushte është një rrugë pa krye që nuk ka për t’i dhënë zgjidhje situatës. Koha në dispozicion mesa duket do shfrytëzohet për ta shitur tërheqjen jo si disfatë  apo dorëzim i Edi Ramës por si reflektim i pavarur i elitës politike të socialistëve.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë