Blloku Politikë
Dikush ta sqarojë zv.kryeministrin: 10 mijë bëjnë atë që s'ta pret mendja...
Protesta e sotme ka bilanc real. Atë nuk e neglizhon dot askush. Bilanci i saj është se e ka ekspozuar më fort se më parë anormalitetin dhe humbjen e qetësisë së pushtetit. Pas saj mazhoranca nisi avazin: foli Taulant Balla me interpretimet e zakonshme. Më pas edhe zv. Kryeministri Erjon Braçe, i cili ndër të tjera thotë:
Cenimi i sigurisë publike nga 2000, 3000, 5000, ja dhe 10000 njerëz të dhunshëm, nuk i bën asgjë një shumice politike, zero...
Video/Protesta e opozitës para Kryeministrisë/Parlamentit
Negociimi i një marrëveshjeje të dytë
Dje në mediat serbe doli lajmi se ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin do të futet në grevë urie sepse sipas tij opozita po krijon probleme me sjelljen e vet. Sot mediat serbe shtojnë se Vulin dhe këshilltarët bashkiakë të Beogradit kanë vendosur të shtyjnë grevën. Një lajm i tillë paralajmëron një taktikë të re të pushtetit në vende si këto të rajonit tonë, ku kredenciali i qetësisë dhe stabilitetit është hipotekë mbi hipotekat. Qoftë edhe duke kompromentuar parimet e të ashtuquajturit sistem demokratik.
Vuçiç, në pozita më të forta nga Rama pas protestave opozitare
Aleksandër Vuçiç ngjan të mos jetë prekur elektoralisht nga protestat e gjata që opozita serbe ka zhvilluar këto kohë. Agjencia serbe e lajmeve, B92, raporton për një sondazh të kryer së fundmi, sipas të cilit, nëse zgjedhjet do të zhvillohen të djelën, partia në pushtet do të fitonte 55% të votave, koalicioni opozitar 11.8%, SPS, një parti që bën pjesë në qeveri, do të fitonte 10.1%. Kështu Vuçiç do të rikonfirmohej me 65% të votave duke i dhënë fund protestave.
Yes, Sir!
Takimi i radhës mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe homologut të tij grek Tsipras u zhvillua në kuadër të formatit që imponoi samiti i Dubrovnikut, ku në fokus ishte bashkëpunimi i 16+1 i vendeve të Europës Juglindore me Kinën.
Ky takim vjen pas telefonatës së pak ditëve më parë, ku Tsipras i bëri të qartë kreut të qeverisë shqiptare se lojrat me pronat e minoritetit mund t’i kushtojnë veton Shqipërisë në samitin e Qershorit për çeljen e negociatave.
Ushtria ka pastruar plazhet, sot bën roje në Rinas. Vetëm për kanabisin nuk u mobilizua ndonjëherë
Në Rinas u krye një grabitje spektakolare. U vodhën miliona euro. Personat ishin të armatosur. Qeveria përmes ministrit të Brendshëm deklaroi se nuk është cenuar siguria kombëtare. E megjithatë ajo urdhëroi - aktet përkatëse nuk janë bërë ende publike – vendosjen e ushtrisë në aeroportin ndërkombëtar, duke vlerësuar kështu rëndësinë e objektit.
Të iku perimetri!
Sa herë i duhet të justifikojë diçka për ta interpretuar se nuk është ajo që duket, kryeministrit i kthehen në bumerang teorizimet që bën lartë e poshtë. Të gjithë e dëgjuam sesi u shfaq si turist televiziv në Porta a Porta duke thënë se protestat e opozitës shtrihen në një perimetër jo shumë se kilometër në qendër të Tiranës, me pasoja mbi imazhin e vendit në prag të sezonit turistik.
Ja çfarë ka deklaruar Rama për t’u mbushur mendjen gazetarëve italianë se protesta e opozitës është një anormalitet i imponuar në 1 km katror.
Nga ndryshojnë?!
E vënë me shpatulla për muri për defiçencën në çështjet e sigurisë, sidomos pas ngjarjes në Rinas qeveria po përpiqet ta kalojë lumin me sa më pak kosto ndonëse edhe vetë e ka kuptuar batakun ku ndodhet sa i përket sigurisë në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit.
Sandër Lleshaj, kanakari i kryeministrit doli në një konferencë për shtyp ku duket sikur nxori nga xhepi letrat e zhubrosura të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri i njiohur ndryshe si kampioni i qeverisë Rama 1, i cili po ashtu u përball me të njëjtën situatë 3 vjet më parë.
Presidenti kërkon hetimin e policisë për ndërhyrjen me gaz lotsjellës te Bregu i Lumit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar sot përmes zëdhënësit të vet rreth situatës së krijuar në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë, ku është ndërhyrë për të larguar banorët që kanë ndërtuar dhe të cilëve u prishet shtëpia. Përmes një deklarate, kreu i shtetit e cilëson të papranueshme përdorimin e gazit lotsjellës nga policia, për të cilën ka kërkuar hetim.
Më poshtë deklarata e Presidentit:
Alkimia e ministres Gjonaj/Qeveria gjermane do ndihmojë të korruptuarit të luftojnë korrupsionin
Qeveria gjermane do të vazhdoj të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër korruspionit. Këto ishin fjalët e z. Stefan Mayer, Sekretarit Parlamentar të Shtetit, në Ministrinë e Brendëshme Federale, të cilin pata kënaqësinë ta takoja gjatë vizitës në Gjermani