Dikush ta mësojë znj. Xhaçka të shprehet si ministre e Mbrojtjes

Postuar në 09 Prill, 2019 11:21

Lexoni shqipen që shërben për t’ia argumentuar mendimin ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dje në emisionin “Real Story”: 

Është absolutisht shumë, një dëshmi e qartë e vlerësimit që Aleanca ka për rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti, si avokat i dyerve të hapura dhe i perspektivës euroatlantike të rajonit dhe në këtë kuptim është një vlerësim që i është bërë vendit, është një siguri e shtuar për rajonin, është baza e parë në llojin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Fjala është për bazën e Kuçovës, ku do të investohen diku te 50 milionë dollarë. Zonja ka marrë detyrën ta paraqesë një pikë furnizimi si element të shtuar sigurie dhe mesazh që ia ka bërë tetë me dy të gjitha kërcënimeve dhe kërcënuesve. Zonja ndoshta harron, apo nuk e di, se për historikun e bazës së Kuçovës, shndërrimi i saj në pikë furnizmi është reduktim në vlerësimin e saj sepse Kuçova në 80 vitet e fundit ka qenë bazë prioritare e aviacionit. 
Politika e ka aftësinë të gëlltisë çdo gjë. Të harrojë e të bëjë sikur nuk kupton. Zonja Xhaçka nuk e ka problem që të lëshojë fjalë që nuk i qëndrojnë logjikës. Më sipër ajo thotë se kthimi i bazës së Kuçovës në pikë furnizimi, funksion që fshihet pas eufemizmit: bazë e NATO-s, por më poshtë shton se për ndërtimin e kësaj “baze” është lobuar. 

...Dhe në fakt, sa i takon bazës së Kuçovës, unë dua që të vlerësoj maksimalisht dhe të tregoj të gjithë mirënjohjen tonë për aktorët e vërtetë, të cilët e kuptuan rëndësinë, e mbështetën ngritjen e bazës. Patjetër që ka një logjikë gjeografike, e cila e bën Aleancën, por ka edhe një lobim politik për rëndësinë e vendit ku baza shkon, për çfarë vendi përfaqëson ku baza shkon. Pa diskutim ka probleme të shumta që vijnë për shkak të influencës ruse, që patjetër merr llokmën më të madhe të vëmendjes të Aleancës, por edhe e problemeve që vijnë nga Afrika e Veriut, Afrika Qendrore, nga Lindja e Mesme, çështje të terrorizmit, radikalizmit, të emigracionit të paligjshëm, të trafiqeve etj. etj.

Pra llokma ruse ka gjetur një pikë mbështetje te perëndimorët indigjenë të Tiranës që lobuan për ndërtimin e depozitave të karburantit në Kuçovë. E mirëseardhur patjetër ky investim, por i pakuptueshëm sforcimi për ta marketuar atë si aspekt të vendimmarrjes strategjike të Aleancës, kur në fakt ajo ka qenë thjesht lypja e radhës nga qeveritarët e Shqipërisë. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Xhaxhka nuk eshte as e para e as e fundit ne token e Albanistanit, qe u eshte lepire e do u lepihet gjithfare padroneve te huaj qe "kujdesen" per kete zone rajonale te influences se tyre! As e para e as e fundit pa nje vizion per kete vend!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.