Ambasada e SHBA në hall nga bojkoti i PD e LSI: Futuni në zgjedhje

Postuar në 19 Prill, 2019 18:49

Një ditë pas qëndrimit të PD-së për bojkot të mundshëm të zgjedhjeve të Qershorit ambasada amerikane ka folur përmes Zërit të Amerikës, duke u kërkuar partive që kanë dalë nga parlamenti të marrin pjesë në proces. Nga ana tjetër ajo ka nisur edhe një fushatë për opozitën e re.

VOA citon të ngarkuarën me punë Leyla Moses-Ones, e cila solli në vëmendje deklaratat e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Mattheë Palmer në Tiranë, i cili “u bëri thirrje atyre partive që kanë braktisur institucionet e Shqipërisë  të riangazhohen në procesin politik dhe se  “pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të qershorit është mundësia më e mirë për ta, që ta bëjnë këtë”.

Moses-Ones tha se ambasada “mirëpret konkurimin demokratik të hapur dhe energjik në kutinë e votimit”. Sipas saj, “votuesit shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh që do t’i përfaqësojnë vërtet ata”

Ambasada sheh si alternativë përfaqësimin e PD dhe LSI-së në zgjedhje me deputetët e rinj që u futën në parlament pas djegies së mandateve. “Hapat konstruktivë të opozitës në parlament dje, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë. Formimi i grupeve parlamentare do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit. Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të funksionojë. Ky vazhdim i proceseve parlamentare – përfshi hyrjen e deputetëve të rinj, zhvillimin e debateve dhe miratimin e ligjeve – është shenjë e vazhdimësisë dhe stabilitetit të këtij institucioni të rëndësishëm demokratik”-citohet të ketë thënë e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.