Parafolësit e Gjykatave

Postuar në 23 Prill, 2019 23:19

Policia përcolli të martën pasdite një njoftim të shkurtër mbi arrestimin e një tjetër të dyshuari për grabitjen në Rinas duke mos dhënë shumë detaje se në çvend u lokalizua i dyshuari dhe në çfarë rrethana u krye arrestimi.

Njoftim që nga pikëpamja e hetimeve e zhvendos suksesin tek puna që po bën policia dhe prokuroria për kapjen e autorëve, ndonëse përgjegjësia për thyerjen e sigurisë në Rinas dyshohet se implikon shumë aktorë përfshi policinë dhe autoritetet e tjera shtetërore. 

Ky njoftim i ka shërbyer  mbi të gjitha zotit Rama dhe vartësit të tij Lleshaj ta shpallin fajtor të arrestuarin, madje t’i japin edhe çelësat e derës së burgut. Të dy nxituan të përshëndesin arrestimin duke përcjellë njëkohësisht bindjen se s’ka ndonjë dyshim që ai është një prej autorëve, duke mos respektuar as parimin e prezumimit të pafajësisë para se të flasë Gjykata. Ja se si e komentuan Rama dhe Lleshaj arrestimin e 32 vjeçarit nga Kruja.

Kryeministri Rama në Twitter:

Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit.E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në Twitter:

Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!

Nga entusiazmi që karakterizon këto postime kuptohet qartë se si ministri i Brendshëm ashtu dhe kryeministri kanë qenë në hall të madh pas grabitjes dhe ekspozimit për të disatën herë të policisë dhe vetë shtetit që ra brenda 5 minutash, duke bërë të vetmen gjë që dijnë të bëjnë më mirë atë të paraqitjes së dështimit si sukses.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.