Bojkoti i zgjedhjeve, si do e zgjidhë shumica krizën e legjitimitetit nga pjesëmarrja e ulët?
Sot Partia Demokratike ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me disa parti opozitare synimi kryesor, i shpallur i së cilës është zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sado paradoksal të duket ky objektiv ai i përmbahet vendimit politik që nuk e njeh si legjitim kryeministrin Edi Rama dhe e sheh atë si kërcënim për zgjedhjet.
Zoti Rama nuk qëndroi dot jashtë këtij zhvillimi:
Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen, as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki
shprehet z. Rama.
Bojkoti eventual i zgjedhjeve nga opozita, shtron qysh tani legjitimitetin e zgjedhjeve, jo vetëm në planin politik, por edhe atë teknik. Dhe kjo do të varet nga pjesëmarrja. Meqenëse zgjedhjet e tanishme po shdnërrohen në përballje politike, mund t’u referohemi statistikave të zgjedhjeve të fundit parlamentare në vitin 2017. Në to pjesëmarrja paraqitet kështu:
Ndërkohë rezultatet e marra paraqiten kështu:
Pra PS-ja dhe aleatët e vet kanë marrë në total diku te 850 mijë vota që përfaqësojnë me pjesëmarrjen e vitit 2017 diçka më shumë sesa 50%. Nëse do ta aplikojmë në mënyrë të ngurtë këtë statistikë për zgjedhjet e vitit 2019, pjesëmarrja në fjalë do të jetë e shtrënguar dikur te 900 -1 000 000 votues që janë të PS-s, partive aleate, por edhe subjekteve të reja që mund të përfitojnë nga bojkoti. A quhen legjitime zgjedhjet kur pjesëmarrja në to është 30%? Ligjërisht po dhe nga zona në zonë kjo mbetet për t’u parë. Por shqetësimi i kryeministrit në fakt lidhet me këtë aspekt dhe çdo përpëlitje tjetër është diversion, asgjë më shumë.
Add new comment