Ambasadori i OSBE-së shfaqet i paqartë: Zgjedhjet mund të shtyhen...por ato zhvillohen më 30 qershor
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt nuk është i qartë se çfarë do të ndodhë në Shqipëri, ndonëse duket se ka me entuziazëm rolin e ndërmjetësit. Në një prononcim për mediat, zoti Borchardt la të hapur mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, por pa sqaruar se çfarë sjell një gjë e tillë:
Kemi një datë zgjedhje që është 30 qershori. Ndryshimi i datës është një proces shumë i ndërlikuar. Shtyrja e zgjedhjeve ka ndodhur në 2007 dhe shtyrja është një mundësi. Por a është një mundësi e mirë? Çfarë të mira ka sjellë dhe në fund të fundit çfarë të mire do të sjellë sot shtyrja e zgjedhjeve. Ajo që na takon është që të inkurajojmë partitë politike të gjejnë një zgjidhje, të tregojnë kush zgjidhje është më e mirë. Secila zgjidhje funksion për një vend, ky është një vendim që i takon sovranit. Politikanët duhet të marrin mendimin e tyre për mënyrën më të mirë të funksionimit
Në tavolinë është opsioni i shtyrjes së zgjedhjeve lokale për arsye se aktorët kryesorë në vend nuk mund të lejojnë një proces elektoral farsë, pra pa opozitën, ndonëse një opozitë parlamentare po e shpikin dhe financojnë politikisht. Mbetet pra pa kuptim kjo lojë e dyfishtë që nga njëra anë ysht çdo njeri që do të shfaqet si opozitar, kurse nga ana tjetër kërkon marrëveshje me ata që sot konsiderohen jashtë sistemit.
Add new comment