Blloku Opinion
Marrëveshje kushtetuese dhe krijim i qeverisë tranzitore*
Kushdo që ka ndjekur me kujdes zhvillimet politike të javës që shkoi dhe ka “lexuar” ligjërimet formalisht të moderuara të disa ministrave, mund të kuptojë se mbi qeverinë e të Kuqve të Rilindur në Tiranë, qëndron një paralajmërim i qartë nga rangjet më të larta të BE-së, se pa një ndryshim thelbësor të kursit politik, asnjë lloj tolerance nuk do të këtë në qershorin e vitit 2019, për formalizimin e kandidimit të Shqipërisë.
Kina, fuqia e re në Mesdhe*
Plani holandez, plani francez...kursi i Harvardit*
Disa kolegëve të mi, anëtarë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, forum ky që i kontribuon përmirësimit të strategjive diplomatike të vendit në shërbim të interesave kombëtare, u kishte tërhequr me të drejtë vëmendjen një fakt i çuditshëm: Gjithë ambasadorët, aktualisht shefa të përfaqësive diplomatike të Shqipërisë në vende të ndryshme, urdhëroheshin t’i nënshtrohen pa përjashtim një “kursi” online për t’u provuar dhe pajisur “kultura e munguar” me dije mbi diplomacinë ekonomike.
Samiti Trump-Putin zhgёnjyes*
Ministria e Jashtme ruse e ripostoi njё tweet tё Trumpit duke i vёnё atij kёsisoj vulёn zyrtare tё Kremlinit. Presidenti amerikan nё postimin e tij akuzon SHBA-nё e si rrjedhojё edhe vetveten, si pёrgjegjёs pёr raportet e kёqia me Rusinё, madje shkruan, kjo sepse SHBA ka vepruar "me budallallёk". A ёshtё SHBA vet fajtore, qё shёrbimi sekret rus ka ndёrhyrё me haker nё autoritetet elektorale partiake dhe qё presidenti rus ka pushtuar Krimenё? Kjo ёshtё thjesht qesharake, por edhe njё veprim i paparё ndonjёherё nё historinё e re amerikane.
Frika e një shoqërie të tërë nga e ardhmja*
Kushdo që ka lexuar apo ka dëgjuar për shkrimtarin Franz Kafka, pa dyshim që do ketë dëgjuar për tregimin “Porta e ligjit”. Është një portë e caktuar që dikush të hyjë, por fshatari e shikon rojën tek ajo portë si pengesën më të madhe, pa guxuar kurrë të hedhë hapin e ta kalojë atë portë, edhe pse shkon dhe qëndron përpara tij. Ai duket sikur është i shqetësuar vetëm për pengesat që e presin më pas, pasi roja që e pret te porta e ligjit prezantohet thjesht një nëpunës i vogël.
Kolapsi i projektit të Europës*
A po dështon Europa? Ka shumë të dhëna që sugjerojnë një gjë të tillë, që nga grindjet konstante për kontributet në NATO, te marrëveshjet e shumta të paplota për rregullimin e migracionit, e deri te shenjat e rritjes së autoritarizmit në Europën Lindore.
Po, Europa ka dështuar vazhdimisht në 70 vitet e kaluara dhe këto dështime kanë qenë themeli i suksesit të saj. Por gjërat sot janë ndryshe. Zhurma e sotme nuk është thjesht një ftesë për një dështim të saj në kupolë. Është tingulli i Europës që kërcënohet të shpërbëhet tërësisht.
Miti politik i Lidhjes
Përkujtimi i përvjetorëve të Lidhjes së Prizrenit, më 10 Qershor, zë një vend qendror në veprimtaritë e Lëvizjes Vetëvendosje! Kremtimi i kësaj dite shënohet me fjalime, referate shkencore, ekspozita, koncerte, shpalosjen e flamurit kombëtar, vizita në muzeun e Lidhjes etj. Pika kulmore e veprimtarive të ditës është kur aktivistë të rinj ndezin nga një pishtar – një pishtar për çdo vit që ka kaluar që nga 1878-ta – dhe marshojnë nga kalaja deri në kompleksin muzeal të Lidhjes.
Rigjallërimi i federalizmit grek - një shembull nga ishujt jonianë*
Në maj, korfiotët “festuan” 154 vjetorin e ditës kur Shtetet e Bashkuara të Ishujve Jonianë pushuan së ekzistuari dhe u bënë pjesë e Greqisë. Ishte bashkrimi i parë i madh territorial me shtetin e ri dhe ka qenë kontroversial qoftë në Athinë, qoftë në Korfuz. Dhe ende është kështu.
Roli i Britanisë së Madhe në Ballkan, vëzhgim pak para samitit të Londrës
Ja një paradoks nga Britania e Brexit-it. Këtë verë, në një samit në Londër, që organizohet nga Ministria e Jashtme - sekretari i Jashtëm, Boris Johnson, një mbështetës i vendosur i Brexit – do të projektohet si avokat i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Një vend që përgatitet të lërë BE-në, do të predikojë hyrjen e Bosnje-Hercegovinës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi në BE. Një vend që kërkon “të rimarrë kontrollin” nga dora e rëndë e Bruskelit, do të këshillojë të tjetërt që të dorëzojnë sovranitetit ndaj të njëjtit supershtet.
A i përshtatet sistemit akuzator Kodi i Procedurës Penale?
Si në vendin tonë, ashtu dhe në vendet e tjera, në fushën e drejtësisë ekziston fakti se literatura juridike dhe praktika gjyqësore njeh dy lloj sistemesh: Sistemin akuzator dhe sistemin inkuizitor. Secili nga këta dy sisteme ka individualitetin e vet, parimet e veta, mënyrën e funksionimit, dhënien e drejtësisë si dhe pozicionin e kompetencat ligjore të secilit organ dhe palë që e përbëjnë atë. Në vitet para 1990-s, në vendin tonë vepronte sistemi inkuizitor, ndërsa me ndryshimin e atij sistemi dhe ardhjen e demokracisë u vendos sistemi akuzator.