Blloku Opinion

Autokracia vendore e kryebashkiakut të Tiranës*

Postuar në 11 Gusht, 2018 23:33

Tirana, nuk është më një demokraci por një autokraci vendore. Rasti i “zgjerimit” të korsive të reja për biçikletat është një shëmbull flagrant i derivës së qeverisjes së qytetit. 

Mungesa e transparencës, mungesa e debatit publik, mungesa e alternativave, mungesa e një kostimi dhe të një analize strategjike mbi impaktin në mobilitetin e qytetit, dëshmojnë të gjitha se sa pak merret në konsideratë “qytetari” në vendimarrjet e Bashkisë Tiranë. 

Organizatat e shoqërisë civile në Serbi e Kosovë, letër Mogherinit: Jo shkëmbimit të territoreve

Postuar në 07 Gusht, 2018 14:47

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë dhe Serbi i kanë dërguar përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, një letër, me anë të së cilës i kërkojnë të bëjë publik një qëndrim të qartë në lidhje me idenë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike. Në letrën që mban firmën e 37 organizatave të shoqërisë civile, serbe dhe kosovare, thuhet se vënia në zbatim e një ideje të tillë do të prodhonte një reaksion zinxhir te shtetet e tjera të Ballkanit, çka do të çonte në konflikte të reja.

Ca fjalë për “Tipin e plazhistit”

Postuar në 05 Gusht, 2018 22:47

Qytetërimi i një vendi matet edhe nga veshja e qytetarëve të tij. Vera është periudha më e mirë e vitit për ta matur këtë gradë qytetërimi. 

Vetëm shkolla mund të krijojë një botë ku dyshimi është pasuri

Postuar në 01 Gusht, 2018 15:08

Shkolla është rasti që u jepet njerëzve për të mësuar të mendojnë me kokën e vet”. Kështu më ka thënë njëherë zëvendësdrejtori i një instituti në Italinë e Jugut. “Shkolla është bota ku kultivohet dhe rritet mendimi”, vijonte ai, “është bota që autorizon nxënësin të besojë te vetja, te idetë e veta, te identiteti i vet; të rritet pa shtrëngesat e stereotipeve dhe kushtëzimeve. Një nxënës, falë studimit, ka mundësinë të lërë në hije modelet që bëhen obsession për grupin e miqve të tij, një tjetër që bëhet viktimë e bullizmit ka mundësinë të zbulojë se është më i fortë se vetë bullizmi.

Si po zhduket Tirana e romaneve të Kadaresë...

Postuar në 30 Korrik, 2018 22:34

Në debatin e madh mbi fatin e godinës historike të Teatrit Kombëtar, ka munguar zëri i atyre që njihen si autoritete morale të shoqërisë, të papërfshirë në interesa të ngushta politike dhe lidhje oportuniste me pushtetin e radhës.  Me disa përjashtime të çmuara, pjesa më e madhe e atyre që mëtojnë të jenë elita iluministe e vendit, ka heshtur. Nuk kanë folur akademikë, mbrojtës të trashëgimisë kulturore, profesorë, filozofë apo artistë me renome edhe ndërkombëtare.

Për një identitet të ri të së Majtës*

Postuar në 30 Korrik, 2018 17:20

Në një demokraci të “qëndruarit në opozitë” dhe “të jesh opozita” mund të jenë dy gjëra të ndryshme. E para është më e qartë, nuk ndan programin politik të shumicës dhe e kundërshton atë.

Pilulat e lumturisë…

Postuar në 30 Korrik, 2018 13:43

Në librin “Mendja e robëruar” nobelisti Çesllav Milosh rrëfen për librin e shkrimtarit dhe filozofit polak Stansilav Vitkieviç, “Pangopësia”, botuar në vitin 1932. Në këtë libër, heronjtë e Vitkieviçit janë njerëz fatkeq: ata nuk besojnë në asgjë dhe gjithçka që bëjnë u duket krejt e pakuptimtë. Ndërkohë, një atmosferë e tillë absurditeti dhe paralize ka pllakosur krejt vendin.

Pa ekuivoke: Ndarja e Kosovës çon në luftë të re!

Postuar në 28 Korrik, 2018 10:33

Në Kosovë po mbizotëron vetëdije e lartë qytetare dhe politike, unitet ndërinstitucional për sa i përket dialogut me Serbinë dhe përmbajtje e opozitës nga trazirat e mundshme, për t’iu shmangur destabilizimit, ndarjes ose edhe hyrjes në një konflikt të ngrirë. 

Tashmë është “sekret publik” se Rusia ka kohë që po bën një fushatë frikësuese ndaj kombeve të vogla ballkanike, për t’i nxjerrë ato nga kursi perëndimor dhe eventualisht për të krijuar kushte që diku-diku në pushtet të mbesin forcat proruse, e tjetërku të provokohen trazira që prodhojnë destablizim.

Ilir, u zhgënjeva nga ty!*

Postuar në 27 Korrik, 2018 16:20

Kthimi nga Presidenti i Ligjit që do t’i jepte Tiranës tonë një Teatër të Ri, modern, i projektuar nga një prej arkitektëve më në zë të gjeneratës sonë, ishte një zhgënjim!

Jo sepse Presidentët, në të kaluarën, nuk janë bërë palë me partitë politike për të kundërshtuar projekte si ai i Këndit të Lodrave te Liqeni, por sepse mendova se pas 3 vitesh progres në qytetin tonë, me një Shesh të Ri, një Bulevard të Ri, një Pazar të Ri e një Unazë të Re, e kishim tejkaluar kohën e sabotimeve të qytetit dhe se ishte krijuar pjekuria për të dalë mbi partitë e mbi familjet politike në vend.

Ky është teatër, me ose pa aktorë*

Postuar në 25 Korrik, 2018 11:38

Përse një dinar i Kalifatit Omayyadi vlen sot 5 milion euro? Sepse u shtyp në Damask në vitin 723 pas Krishtit dhe kështu hyri në Histori me H të madhe. Gjithçka që ka karakter unik dhe që simbolizon përmbajtje e personazhe që kanë lënë gjurmë, në një mënyrë ose një tjetër, në historinë e një vendi, fiton një vlerë të pamatë, jo vetëm për atë vend, por për të gjithë njerëzimin, i cili ka të drejtën dhe detyrën të njohë origjinën e atij vendi, për të kuptuar mënyrën se si do të jetë ai në të ardhmen.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion