Për një identitet të ri të së Majtës*
Në një demokraci të “qëndruarit në opozitë” dhe “të jesh opozita” mund të jenë dy gjëra të ndryshme. E para është më e qartë, nuk ndan programin politik të shumicës dhe e kundërshton atë.
E dyta nga ana tjetër, do të thotë të kesh një identitet – pra një sistem vlerash dhe perspektive, një vizion të botës – të ndryshëm dhe të kundërt në raport me orientimet e përgjithshme të shoqërisë. Partitë e mëdha të së majtës – të një të majte thuajse përherë socialiste – kanë qenë një shembull klasik i mbivendosjes mes dy aspekteve të sipërpërmendur. Dhe në varësi të rrethanave dhe të kapacitetit të lidershipit të tyre, një mbivendosje e tillë ka prodhuar rezultate politikisht të mira ose jo. Është fakt gjithësesi, se qëkurse historia ka nxjerrë jashtë loje identitetin socialist, kjo mbivendosje tashmë nuk ekziston më: dhe më shumë vende zhdukja e saj ka përkuar me dobësimin e madh të këtyre partive dhe në përgjithësi të opozitës. Jo rastësisht.
Në fakt, të jesh opozitë që disponon ekskluzivisht burime politike – dhe të heqësh dorë nga ana tjetër nga përdorimi i burimeve të demagogjisë siç bëjnë populistët: përkundrazi të luftosh kundër tyre – është shumë e vështirë. Sidomos sepse sot, liria e zgjedhjes e politikës është e kufizuar në mënyrë drastike nga kufizimet globale financiare dhe ekonomike përveçse teknikës dhe pra në thelb I njëjti kafaz hekuri mban të burgosur në një hapësirë të kufizuar politikën dhe me të shumicën dhe opozitën.
Pikërisht ky është problemi aktual i opozitës anti-populiste të së majtës që ka humbur sfondin e vet antik identitar: të vendosë nëse duhet thyer apo jo kafazi i hekurt i përbërë nga politika për t’u kthyer drejt krijimit të një identiteti të ri. Pra të përfaqësojë një sistem vlerash dhe perspektivash, një vizion për botën, të ndryshëm nga ato aktuale; për të patur një identitet etiko-politik që i kundërvihet atij të shumicës. Siç ndodhte me të majtën e një kohe, por ndryshe nga atëherë, sepse ajo kohë ka ikur dhe nuk kthehet më kurrë. Pra ndryshe nga atëherë, por në ç’mënyrë? Për atë që nuk ka hequr dorë nga vështrim kritik mbi gjendjen tonë historike parimisht është një – kështu më duket mua të paktën – drejtimi drejt asaj që duhet të lëvizë sot një identitet politik alternativ. Drejtimi i orientuar drejt konservimit.
Mbi shoqëritë tona përditë e më shumë po rëndon pesha kërcënuese e ndryshimit të vazhdueshëm, e ndyshimimit të pandërprerë të mënyrave të prodhimit, të të vepruarit, të menduarit. Dhe nën një peshë të tillë, vetë fati i qytetërimit tonë po ndryshon formë në mënyrë definivitive. Me pasojën e shkatërrimit të modeleve deri më tani shumë të konsoliduar të marrëdhënieve ndërpersonale, të lidhjeve me gjërat, sjelljeve, mjedise njerëzore që shpërbëhen, të nevojës brutale për riadaptim dhe kuptim të asaj “që është e re”. Me kotësinë që pason për atë që dinim të bënim dhe që është bërë për një jetë të tërë. Me zhdukjen apo shndërrimin radikal të vendeve antike të lidhur me biografi njerëzish dhe komunitetesh. Dhe si pasojë e të gjithë kësaj, një pjesë përherë e më e madhe e popullsisë(në rritje për shkak të zgjatjes së jetëgjatësisë) është e përjashtuar për shkak të plakjes, nga fluksi i jetës sociale, në të cilin nuk ka më mundësi të njohë veten, dorëzuar jo rrallë për dekada në një kotësi të vetmuar dhe të shkretë.
Të konservohet pra në kuptimin e përmbajtjes së “progresit”. në kushtëzimin e “modernitetit”. të propozimit për përzgjedhjen për aq sa është e mundur të rezultateve. Për të shkulur drejtimin totalitar që ajo ka fituar mbi mekanizmat e ekzistencës duke prodhuar atë oqean parehatie që ushqen demagogjinë antipolitike dhe populizmin. Mbi të gjitha për të kundërshtuar hegjemoninë ideologjike shkatërruese që ushtrohet mbi riprodhimin antropologjik dhe kulturor të shoqërive tona: sidomos për faktin se në dekadat e fundit të shekullit të 20-të, sistemi ynë arsimor I është nënshtruar tërësisht kategorive të saj. Nuk bëhet fjalë për të propozuar një “zbritje të lumtur”. Mund të kënaqemi duke reduktuar në mënyrë të arsyeshme pakënaqësitë e shumta të rritjes. S’di të them, p.sh: duke mbajtur hapur një zyrë posatre pavarësisht kostove, duke rehabilituar periferitë dhe financuar seriozisht transportin publik, duke penguar çdo përhapje dhe përdorim të pajisjeve të papërshtatshme telematike, mbikëqyrur ekzistencën e lidhjeve familjare, duke mbrojtur nga murtaja turistike qendrat urbane dhe peizazhet, duke i dhënë mundësinë të moshuarve që të jenë ende të dobishëm nga pikëpamja sociale. Nuk kemi të bëjmë me parashikime epokale siç mund të shihet. Por ndoshta edhe kështu mund të nisë të ndërtohet një identitet politik i kundërt me alternativën e dominimit shkatërrues të “modernitetit”.
Është e vërtetë: kjo implikon edhe një raport pozitiv dhe aktiv me të shkuarën, me traditën, që siç ka shkruajtur Roberto Esposito “nuk është një peshë e vdekur nga e cila duhet të çlirohemi”. Në të vërtetë në këto tri dekadat e fundit, sidomos në Itali, duke lënë mënjanë disa copëza memoriale të llojit historik me përdorim autopërkujtimor për aspektin zyrtar të politikës(Rezistenca p.sh), pjesa tjetër, duke iu bindur komandës së kohërave, e ka mohuar tërësisht përmasën e traditës.
Duke lejuar kështu që të përfitojnë forcat demagogjiko-populiste për të aktivizuar thirrjet nostalgjike emocionalisht “të nxehta”(të tipit “djepi” për t’u marrë vesh) të dobishme për komunitarizmin ksenofob. Kundërshtarët e tyre nga ana tjetër kanë harruar qetësisht se e shkuara, tradita, janë faktorë përcaktues për vetënjohjen e çdo kolektiviteti. Dhe janë pra premisa e domosdoshme për të afirmuar vullnetin për të qenë subjekt dhe jo objekt i ngjarjeve, për të qenë protagonistë. A nuk luftohet ndoshta edhe kështu antipolitika: duke përforcuar subjektivitetin dhe vetëdijen historike të aktorëve socialë?
Thënë kjo, më duket se po dëgjoj qysh tani vërejtjen e lodhshme: por të konservosh, të kërkosh të frenosh disa procese të modernitetit, të rikthehemi te vlerat historike dhetë traditës, mund të jetë pjesë e identitetit të së majtës? Jam i bindur që nuk do të ishte aspak e vështirë të gjejmë argumente të shkëlqyer për t’u përgjigjur në mënyrë pohuese. Por nuk është rasti për ta bërë këtu. Këtu është rasti vetëm për vëzhguar - nëse ka ndonjë gjë – se nëse realiteti i botës nuk përputhet me një të ashtuquajtur “identitet të së majtës”, atëherë: aq më keq për këtë të fundit.
Burimi: Corriere della Sera
Titulli dhe përshtatja shqip: ResPublica
Add new comment