Blloku Opinion
Henry Kissinger për Ukrainën dhe të ardhmen e saj
Sot 99 vjeç, Henry Kissinger mbetet ende njëfarë orakulli në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ish-sekretari amerikan i Shtetit ka këshilluar të gjithë ata që janë ulur në tryezën e presidentit në Shtëpinë e Bardhë që nga Kennedy e këtej. Një nga shkrimet e tij mbi Ukrainën, edhe pse i përket vitit 2014, është sërish aktual.
Në luftë, viktima e parë është e vërteta
Ambicioz, përçarës apo i pafuqishëm? Pesë vitet e Macron-it në skenën ndërkombëtare
Përgjatë gjithë mandatit, lideri më i ri i Francës që nga koha e Napoleonit ka mbajtur rolin që i dha vetes pas fitores së tij të papritur në 2017: atë të një ndërmjetësi të rëndësishëm, duke e vendosur diplomacinë franceze – dhe veten – në mënyrë të vendosur në qendër të vëmendjes.
Ndërsa misioni i fundit i Macron-it – shmangia e pushtimit më të madh ushtarak të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore – përfundoi me dështim, kjo nuk erdhi për mungesë përpjekjesh.
Leksione ukrainase
Lufta në Europë quhet NATO
Një president "pa dhëmbë" që po çon Perëndimin drejt dështimit
Pushtimi gjithnjë e më i mundshëm rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi për Perëndimin, një shkatërrim i iluzionit se fantazmat e luftës mund të dëbohen nga Evropa moderne. Me dhjetëra mijëra njerëz mund të vdesin në altarin e ambicieve të kota perandorake të një regjimi të egër në Moskë, në krye të të cilit qëndron një tiran brutal. Kievi, një nga qytetet më të mëdha në Evropë, mund të pushtohet nga trupat ruse në atë që mund të jetë beteja më e madhe urbane që ka parë kontinenti evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.
Kur paraja dhe makinat e shpejta kanë më shumë rëndësi se njerëzit që vdesin në rrugë
Poeti i madh grek, Hesiodi, thoshte se t’i bësh gjërat me masë është gjëja më e mirë. Një këshillë e mençur që e has në të gjitha moshat, fazat dhe aspektet e jetës. Edhe të pish ujë është gjë e mirë, por nëse e kalon masën bëhet e rrezikshme. Një gotë vodka nuk të vret por më shumë se një shishe edhe mundet. Të punosh shumë është mirë, por të bëhesh copash jo. Pra, çdo gjë me masë.
Po ku qëndron kufiri i artë i masës? Është e vështirë të përcaktohet dhe shembulli më i mirë për këtë është prona dhe pasuria.
A ka të drejtë Putin?
Në shtator 1993, presidenti rus, Boris Jelcin, i shkroi një letër të gjatë homologut amerikan, Bill Klinton. Letra që niste me "I dashur Bill", kërkonte "shkëmbim të sinqertë të mendimeve" të dy liderëve.
Ukraina, basti i një akrobati si Putin
Nëse Uinston Çurçill do të kishte qenë dëshmitar i asaj që po ndodh sot në Ukrainë, ai ndoshta do ta kishte ndryshuar thënien e tij të famshme "Rusia është një enigmë e mbështjellë në një mister brenda një enigme". Rusia e Vladimir Putinit, në realitet, i ngjan më tepër lëvizjeve të një akrobati, me synimet finale sigurisht të fshehura, por strategjinë dhe mjetet për t’i kënaqur ato më shumë se të dukshme.
Disa pyetje me përgjigje për "shkëmbimxhinjtë" e territoreve
Ata shqiptarë që deklarohen për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës e Serbisë, duhet të dinë të japin përgjigje në disa pyetje të thjeshta:
1. Nëse Serbia merr Leposaviqin, Zveçanin, Zubin Potokun, po edhe Mitrovicën e Veriut, a heq dorë nga pretendimet e saj mbi trashëgiminë fetare, historike e kulturore në Graçanicë, në Deçan, në Pejë, Prizren, Gazimestan, apo vazhdon t’i trajtojë si “djep të kulturës serbe?” Unë mendoj se nuk ka shans të heqë dorë prej pretendimit ndaj këtyre qendrave të kulturës mesjetare serbe dhe territorit të tyre.