Blloku Opinion
Rama, duarlidhur përballë LSI-së
Edi Rama po përballet gjithnjë e më shumë me fjalën e urtë se ç’të mbjellësh do të korrësh. Aleati i tij i 1 milion votave, Ilir Meta, e bëri të qartë se për reformën në drejtësi nuk do të veprojë pa konsensusin e PD-së. Kreu i LSI-së u tregua i prerë se këtë herë nuk ka ndërmend të shkojë pas qerres së kryeministrit.
Nga buron ky agresivitet ndaj gazetarëve?
Në një kohë kur mbi Shqipërinë aktuale po gëlojnë e rëndojnë shumë halle e mbihalle: përmbytje, grindje, vrasje, aksidente, terr, emigracion, papunësi, mosmarrëveshje të pasosura partish, shoqëruar me ecejaket e mundimshme, pse jo edhe të pakonceptueshme për një vend sadopak normal e demokratik, të dy ambasadorëve, Lu-së dhe Vlahutinit, lidhur me reformën në drejtësi, duket si punë djerrakotë të merresh me faktin përse Rama dhe pas tij edhe Berisha, pikërisht në këtë zallamahi sociale, ekonomike dhe politike po sulmojnë, ditët e fundit, median dhe konkretisht disa nga gazetarët më të spikat
"Njet", drejtor, "njet"!
Reforma në drejtësi/Kush dominon drejtësinë, dominon pushtetin
Në mitologjinë fetare, në mënyrë metaforike, është treguar dëshira dhe shpresa e njeriut për një të ardhme më të mirë. Duke filluar nga India e Lashtë, nga Persia dhe, duke vazhduar me judaizmin e duke përfunduar me krishterimin, ajo dëshirë dhe ajo shpresë është shprehur me pritjen e ardhjes së të dikujt apo Zotit në tokë, i cili do të mundë të keqen, do të vendosë drejtësinë dhe paqen dhe do të bëjë që të flenë të përqafuar ujku me qengjin. Nga ana tjetër, historia na tregon se ajo ditë nuk ka ardhur dhe nuk ka shpresë të vijë.
Mos kini frikë nga "Mein Kampf"
30 prill 1945, pak ditë para fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në bunkerin e kancelarit të rajhut në Berlin Adolf Hitler vret veten me një plumb në kokë. Njeriu, nën diktaturën e të cilit Gjermania dhe bota u zhytën në një luftë mizore dhe që vrau gjashtë milionë hebrej. Se çfarë kishte planifikuar ky njeri, kjo mund të ishte mësuar rreth 20 vjet më parë.
Rreth xhihadizmit ballkanik dhe marrëzive të tjera
Mahnitja dorëlëshuar e medieve kombëtare [italiane] nga Ballkani nuk është risi, ajo kthehet herë pas herë si sëmundje, kur nevojitet shitja e ndonjë kopjeje më shumë duke përhapur pak panik. Por në javën e fundit jemi gjendur përballë një zjarri goditës në breshëri.
Kryeministri Rama nuk mund ta reformojë drejtësinë
Çështja e burimit të të drejtave të njerëzve, e asaj se çfarë janë ato, ka qenë një nga diskutimet më të thekshme në gjithë mendimin filozofik dhe politik që në Greqinë e vjetër e deri më sot. Më së shumti, diskutimet janë dominuar nga mendime: njëri që thotë se çdo njeri ka në mënyrë të natyrshme disa të drejta të patjetërsueshme dhe tjetri që thotë se njerëzit nuk kanë të drejta të vetvetishme, por të drejtat që ka një individ, i jepen atij prej shoqërisë.
Trajtimi i figurave të luftës dhe përballja me kolaboracionin
Para pak kohësh, me rastin e botimit të romanit “Kandidati”, Ben Blushi shprehu disa mendime për Lef Nosin, një figurë e njohur e periudhës së Pavarësisë dhe asaj të Luftës, me qëndrime krejt të kundërta, në të dy këto periudha. Ato u bënë shkak për nisjen e një debati në mes historianëve, që në fakt tejkalon Nosin, pasi ka të bëjë, përgjithësisht, me trajtimin e figurave të Luftës, sidomos të atyre që përfliten, herë pas here, për bashkëpunim me okupatorët në vitet e Luftës së Dytë Botërore.
Masturbo, kënaqu e shiko, por mos kritiko e mos e anko!
Mediat kanë rëndësi të veçantë në edukimin, mësimin dhe kultivimin e sjelljeve te fëmijët. Por, përmbajtja e mediave tona, veçanërisht e atyre vizuale, është plot kiç dhe shund. Këtu dëshiroj të nënvizoj një fenomen që është i stërmbushur me shumë elemente pedofilie. Ky prodhim mediatik është duke u keqpërdorur nga disa regjisorë televiziv dhe organizatorë të ”festivaleve të kulturës”, si në Tiranë e po ashtu edhe në Kosovë.
Mendime në vetminë e një nate mes dy viteve
"Cila është qeveria më e mirë ? Ajo që na mëson të qeverisim vetveten”-J. W. von Goethe