Blloku Opinion
Opozita arrogante dhe e vjetruar nuk dëshiron të kthehet në pushtet
Qeveria e Edi Ramës dhe koalicioni PS-LSI është vënë me shpatulla për muri prej opinionit publik, sepse qeverisja e tyre ka dështuar në mënyrë spektakolare.
Kostot e Transaksionit dhe Rëndësia e Firmës – nga Coase tek Williamson
Shkolla e Institucionalistëve të rinj që e shtrin analizën ekonomike përtej asaj neoklasike, duke rizbuluar tezat e klasikëve të hershëm të ekonomisë politike, lidhet me emrin e Roland Coase, dhe më vonë të Oliver Williamson, të dy nobelistë të ekonomisë, respektivisht nga Shkolla e Çikagos dhe Universiteti Berkey i Kalifornisë.
A është pakësuar puna “në të zezë”?
Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, numri i personave kontribues në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore në vitin 2014 ishte 655 mijë, ose 94 mijë më shumë se në vitin 2013. Kjo rritje prej 17% e kontribuesve të skemës së detyrueshme lë të kuptohet se ka patur një ulje domethënëse të punës “në të zezë”.
Por a janë të sakta shifrat që ka publikuar Instituti i Sigurimeve Shoqërore?
Buzë, Bythë, Botoks
Me të njëjtën lehtësi që thyejnë ligjet e shtetit, me të njëjtën lehtësi shqiptarët e këtij tranzicioni nuk pranojnë edhe ligjësitë e natyrës. E cila, kur bëhet fjalë për bukurinë, nuk kujdeset aspak për një shpërndarje të drejtë të saj.
Tragjikomedia e këtij 21 janari
21 Janari erdhi përsëri dhe përsëri, për të pestën herë, po kujtohet ngjarja që ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Po kujtohet përsëri ajo pasdite kur u vranë ata të katërt. Ata protestues, që ashtu me çadrat nën sqetull dhe me duart në xhepa, meqenëse shiu kishte pushuar, në ato momente kur krisën armët po silleshin si kureshtarë. Atë 21 janar, si edhe shumë të tjerëve, atyre të katërve nuk ua mori mendja se plumbat që dilnin nga Kryeministria e Berishës drejtoheshin tek ata dhe mund t’u binin edhe mu në kokë.
Mediat shqiptare kalojnë cakun e idiotësisë
Papërgjegjshmeria dhe vulgariteti i mediave shqiptare ka tejkaluar çdo cak. Në shumë raste nuk bëhet fjalë më vetëm për mungesë etike e profesionalizmi, por realiteti shkon deri në një budallepsje kolektive. Televizionet shfaqin masivisht progame të mbushura me idiotesira në kuptimin e plotë të fjalës, dhe po kështu edhe gazetat e portalet janë të mbushura me lajme pa kuptim, shkrime mediokre që nuk kalojnë as nivelin mesatar të inteligjencës.
Skavica, një çështje e re brenda mazhorancës
Motivimi për të shkruar këto radhë ishte mjaft i fortë, pasi u njoha me shqetësimet e specialistëve të energjetikës për problemin, që lidhet me domosdoshmërinë strategjike të ndërtimit të HEC Skavicës shumë më parë se sa ndërtimi i HEC Katundi i ri, që do të dëmtonte sipas mendimit të tyre në mënyrë të pakthyeshme të gjithë zhvillimin afatgjatë të kaskadës mbi lumin Drin.
Në Britani liria e fjalës po zhduket në heshtje
Shkopinjtë dhe gurët mund të thyejnë kockat, por fjalët nuk mund të më lëndojnë kurrë.” Diçka e përafërt na është thënë që fëmijë. Kohët e fundit, kjo maksimë është gjendur nën zjarr të pandalshëm, sepse dallimi mes dhunës fizike dhe kritikës verbale ka ardhur duke u shuar. Ligjet kundër gjuhës së urrejtjes, që gjenden me shumicë tashmë jashtë SHBA-ve, mbështeten shumë në supozimin se fyerja dhe përbuzja janë të barabarta në dëmin e tyre me armët dhe gjakderdhjen, dhe që shteti është në gjendje ta kontrollojë me ndjeshmëri përdorimin e tyre.
Një propozim fiskal më i sheshtë se i Bashës
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha bëri publik një propozim fiskal, i cili do të jetë në themel të programit të ardhshëm elektoral të partisë së tij, i cili synon një taksë të sheshtë 9% për të ardhurat dhe 15% për TVSH-në. Para disa muajsh kam sugjeruar në respublica.al një skemë edhe më të sheshtë - tatimin 12%-12%-12%-12%-1%. Sot, pas komentesh të ndryshme nga lexues e të njohur të mij, e risugjeroj këtë skemë me një ndryshim të vogël: 12%-12%-12%-12%-0.5%. Lexoni më poshtë:
Në vendet e përparuara, debati mbi tatimin përqendrohet rreth progresivitetit të tij.
Sa “Gjergjë” do t’i përgjigjen thirrjes së Bojaxhiut?
Gjergj Bojaxhiu iu drejtua së fundmi publikut me një thirje për veprim. (https://www.facebook.com/Gjergj.Bojaxhi/posts/10156350893355361 ) Në të, ai përmend faktin se 16 mijë tiranas iu përgjigjën thirrjes së tij në zgjedhjet e qershorit 2015, dhe më tej shton: “Por kaq nuk mjafton! Për të ndalur rrënimin tashmë alarmues, kërkohet një bashkim shumë më i gjerë”.
Dhe pyetja është nëse ekzistojnë premisat për një bashkim më të gjerë. Le të analizojmë.