Sa “Gjergjë” do t’i përgjigjen thirrjes së Bojaxhiut?

Postuar në 17 Janar, 2016 09:50
Eduard Zaloshnja

Gjergj Bojaxhiu iu drejtua së fundmi publikut me një thirje për veprim. (https://www.facebook.com/Gjergj.Bojaxhi/posts/10156350893355361 ) Në të, ai përmend faktin se 16 mijë tiranas iu përgjigjën thirrjes së tij në zgjedhjet e qershorit 2015, dhe më tej shton: “Por kaq nuk mjafton! Për të ndalur rrënimin tashmë alarmues, kërkohet një bashkim shumë më i gjerë”.

Dhe pyetja është nëse ekzistojnë premisat për një bashkim më të gjerë. Le të analizojmë.

Në 23 qershor 2013, Shqipëria kaloi për herë të parë në historinë e saj të ashtuquajturin “test të Hantigtonit” – gjegjësisht, ndërrimin dy herë rradhazi të pushtetit me zgjedhje në kushte normale.  Por sidoqoftë,  sistemi politik nuk u ndryshua, si në vitin 1992. Në atë vit të largët, u thye monopoli 50-vjeçar i pushtetit të një partie, nëpërmjet zgjedhjeve paqësore, dhe jo me puç ushtarak apo kryengritje të dhunshme.

Zgjedhjet e 23 qershorit 2013, pavarësisht rëndësisë së tyre të madhe hantingtoniane, nuk sollën një ndryshim të sistemit triopol PS-LSI-PD (që është pasues i monopolit të PPSH-së). Ky triopol vazhdon të mbizotërojë, pavarsisht se parti të vogla futen në koalicion me njërën apo tjetrën parti të triopolit – të voglat mund të ndihmojnë partitë e mëdha të grumbullojnë disa vota më shumë dhe pastaj thjesht bëhen pjesë e sistemit në ndarjen e tortës së pushtetit.

Dhe a po vjen koha për ndryshimin e dytë të sistemit politik shqiptar, pas atij të 1992-shit? Që kjo të ndodhë duhet që një lëvizje e re politike të krijojë besimin në elektorat se do të futet në garën për pushtet me synimin për të ndërruar sistemin klientelist-patronazhist të triopolit aktual, dhe jo thjesht për të ndarë tortën e pushtetit me të.

Duke analizuar zhvillimet social-ekonomike të çerekshekullit të fundit, duket se terreni për krijimin e një lëvizje të tillë egziston. Vitet kur, të dalë nga varfëria, shqiptarët mund të pasuroheshin me rrugë të shpejta (të ligjshme e të paligjshme), duket se kanë mbaruar. Pallatet që ndërtoheshin me leje korruptive, e që shiteshin që në themel, nuk ndërtohen më kollaj, për arsyen e thjeshtë se nuk ka më aq kërkesë sa ç’kishte më parë (1/3 e banesave janë të pabanuara, sipas Census 2011). Hapja e bizneseve të reja nuk është më aq fitimprurëse sa ç’ishte më parë (pra, është pakësuar edhe mundësia e korruptimit të zyrtarëve me një pjesë të fitimeve të shpejta). Trafiqet e paligjshme nuk janë më aq të lehta për t’u realizuar, sepse trysnia e partnerëve ndërkombëtarë është rritur ndjeshëm (legalizimi i narkotikëve është thjesht një ëndër e Kokëdhimës…). Dhe së fundi, abuzimi me fondet publike apo punësimin në administratë nuk ka më aq hapësira sa më parë, sepse barra e borxhit publik të akumuluar ndër vite është kaq e madhe sa nuk lë shumë mundësi për manovrime.

Në këto kushte, duket se shumica e shqiptarëve nuk shohin ndonjë hapësirë për pasurim të shpejtë nëpërmjet lidhjes me njërën nga partitë aktuale të sistemit (disa, kuptohet, ende shohin). Dhe ndoshta ka ardhur koha që ata të përkrahin një lëvizje të re politike, udhëheqësit e së cilës do ta shohin pushtetin jo si një mjet për të pasuruar veten dhe përkrahësit e tyre, por si mjet për të përmirësuar jetën e votuesve të thjeshtë në përgjithësi.

Dhe ky përbën dhe testin real të nismës më të fundit të Bojaxhiut. A do t’i bashkohen atij “Gjergjë” të tjerë që mund të marrin nga 16 mijë vota në Fier, Durrës, Shkodër, Korçë, etj., duke i bindur votuesit se e shohin pushtetin jo si një mjet për të pasuruar veten dhe përkrahësit e tyre, por si mjet për të përmirësuar jetën e votuesve të thjeshtë në përgjithësi?

Kushdo që mendon t’i bashkohet nismës së Bojaxhiut duhet të inkurajohet nga fakti se lëvizje të tilla kanë rezultuar të sukseshme në Europë, si në sondazhe edhe në zgjedhje…

Comments

Submitted by Tiranasi vjeter (not verified) on

E njojti Titana, por nuk e njeh njeri matane unazes se Tiranes.
Eshte jashte llogjike, per tempermentin dhe konceptimin qe u bejne njerezit e thjeshte shqiptare, politikaneve tane.
Gjergj Bojaxhi, eshte nje njeri i mire, idealist,mpor kjo nuk mjafton qe te mobilizoje masat e popullit.
Do te mbetet ne cerek te rruges, ne rast se do te krijoje ndonje force politike.

Submitted by dhalla (not verified) on

Mendoj qe ka shume te pakenaqur nga ky sistem i tanishem antivlere i rrenjosur keto 25 vjet demokraci. Njerezit jane te lodhur, te pasigurte per fatet e tyre dhe sidomos te femijve te tyre. Rruget e kurbetit u rikthyen, jo se e ka fajin qeveria aktuale, por se e ka fajin gjithe kasta politike e ndryshkur dhe e kapur prej gryke nga mafia, dembelizmi, krykesia. Mendoj qe gjeja minimale qe ky popull mund te beje eshte ta fuse ne parlament Gjergji Bojaxhiun dhe aty te shohim sesa i beses eshte me ne shqiptaret. Pra te pakten duhet tja japin nje mundesi, sepse ata qe kemi i kemi sprovuar dhe veshtire se behet ky vend me Gramoz Rucin e Arben Ristanin. Une them qe levizja politike te vazhdoje rrugen e nisur dhe besoj do votohet nga te pakenaqurit e ketij sistemi korruptiv aktual.

Submitted by Monika Selesh (not verified) on

Po pse te mos dale nje levizje e re nga e majta, jo si ato te dyja kriminale dhe te inkriminuar .Ti maskara zaloshnja kur dalin levizje te tilla djathtas, i fryn, i inkurajon, i ngre ne qiell.Ti maskara nuk e din se Edvin Rama k.bashkiak ka bere miliarda me leje ndertimi.Nuk e din se katunari ilir meta, vec te tjerave u kap me bllok ne dore.A do jesh ne shesh me 21 janar, ne krah te ilir metes.

Submitted by Astrit (not verified) on

Akoma nuk e kam kuptuar problemin qe kane shume shqiptare me George Soros... Ne bote ka shume njerez qe jane arsimuar nga Rhodes Scholarships, Fullbright etj. por nuk kam degjuar qe njerezit te ndahen ne rodeziste, fullbrajtiste dhe "njerez te mire qe nuk bejne pjese ne asnje nga kategorite e mesiperme".
Per mua Soros ka derdhur pa mase para ne Shqiperi dhe mbase ai ka qene I vetmi investim qe nuk ka shkuar dem. 1-2 breza shqiptaresh u arsimuan dhe pane driten e diellit ne Perendim pikerisht nga filantropia e Soros-it. Alternativa per te rinjte ka qene te futeshin ne xhami dhe une mendoj se Soros ka bere shume per Shqiperine.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Cite, s'ka problem fare. Cudia eshte se si ka mundesi qe nje si puna jote nuk eshte minister, apo je or qerrata dhe ben sikur?

Submitted by Mendjeshumi (not verified) on

Ky i VEMENDESHMI, nuk merret me problemin qe ngrihet apo shtron artikullshkruesi, por, komenton ne menyre injorante dhe idioteske, se c'fare shkruajne e komntojne te tjeret, duke u munduar dhe te etiketoje me gomarlleqet e nivelit te vet.
I lutem REDAKSISE qe, ne rastet kur do te kete komente te ketije lloji, mos t'i botoje,mbasi ulin nivelin e portalit t'uaj.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

O mendjeshumi (apo mos duhet te them mendjemadhi, ose pordhaci) a nuk e shef qe po ben po ate gje per te cilen me akuzon mua? Lere pastaj aty kur fillon e merresh me nivelin e portalit besoj se te duket vehtja "kadosh" i madh, apo jo?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.