Blloku Ekonomi
Profesionet e lira fitojnë betejën me qeverinë
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin nenin e ligjit që u përcakton pagën profesioneve të lira dhe mbi këtë pagë trefishoi pagesat e kontributeve. Me ndryshimet e bëra, 23 profesione të lira do të paguanin kontributet mbi pagën, e cila varion nga 40.500 lekë deri në 88.800 lekë. Për përcaktimin e nivelit të pagës u morën parasysh 6 kritere, duke nisur nga lloji i profesionit, zona, vitet e punës, paga për të njëjtin profesion në sektorin publik dhe statuti i profesionit.
Falen borxhet tatimore të biznesit që nga viti 2011
Qeveria shqiptare ka vendosur t’u falë borxhet bizneseve, shuma e të cilave shkon në total në rreth 400 milionë dollarë.
Burimet nga Ministria e Financave bëjnë me dije se do të falen borxhet që bizneset kanë në tatime dhe dogana para vitit 2011. Projektligji parashikon të fshijë të gjitha gjobat, kamatvonesat dhe detyrimet, nga data 31 dhjetor 2011 dhe poshtë, pra 2011, 2010, 2009, 2008”.
30% e bizneseve nuk transmetojnë të dhënat e kasave fiskale
Më shumë se 30% e bizneseve nuk transmetojnë të dhënat e kasave fiskale në administratën tatimore. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së financave, në qershor 2016, numri i kasave mos transmetuese në total arrin në më shumë se 57 mijë. 16 mijë prej këtyre kasave i përkasin biznesit të madh, 32 mijë biznesit të vogël, dhe 9 mijë biznesit të vogël me TVSH.
Edhe fushatë ndërgjegjësimi edhe domosdoshmëri! Pse një aksion i dytë kundër informalitetit?
Biznesin e pret një valë e dytë tatimorësh në terren. Në një gusht do të rinisë një aksion anti informalitetet i fokusuar tek kuponi tatimor. Kjo u njoftua nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili bëri gjithashtu të ditur edhe se së shpejti do të ketë lehtësim procedurash tatimore. Ministri e prezantoi aksionin si një fushatë ndërgjegjësimi, por nga sa tha në terren do të zbarkojë ushtria e tatimorëve me njësi të tjera ndihmëse.
Nevojiten 1 miliardë e 250 milionë euro për sistemin e transportit deri në vitin 2020
Shqipërisë i nevojiten edhe 1 miliardë e 250 milionë euro për sektroin e transporteve. Dhje kjo shifër duhet investuar deri në vitin 2020. Shifra ka dalë nga një studim për strategjinë e transporteve për Shqipërinë, prezantuar nga delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.
Paketë për të ulur kostot e prodhimit
Partia Demokrtatike beson se një paketë që do të ulë kostot e prodhimit, është nxitja që i duhet ekonomisë për t'u rigjallëruar. Këtë e deklaroi kreu i PD-së gjatë një bashkëbisedimi me punëtorë të një fabrike prodhimi. "Për biznesin në tërësi ne kemi një paketë taksash, taksë e sheshtë 9%, kontributi shoqëror 18%. Por për prodhimin në veçanti na duhet një paketë e veçantë që të ulë koston e prodhimit, që ka të bëjë me energjinë elektrike, me çmimin e naftës, ka të bëjë me TVSH-në për lëndën e parë dhe me aspekte të tjera që ne po i diskutojmë"-theksoi Basha.
U sulmua TIA për sigurinë, por për asnjë çast për çmimet e biletave
Qeveria, apo më saktë ministri i Brendshëm i saj, sulmuan për ditë tëra konçesionarin e Rinasit, për arsye të mungesës së sigurisë. Tani që ngjarjes së grabitjes i humbi tempi mediatik edhe sulmet ranë. Ndërkohë nëse ka një arsye për të cilën TIA duhet sulmuar janë çmimet e larta që aplikon e për të cilat qeveria nuk e vë ujin në zjarr. Është e vërtetë që ekzekutivi i tanishëm nuk ka përgjegjësi për komtratën, por për zgjatjen e saj po dhe përmbajtja e kontratës së re, publikuar në Fletoren Zyrtare, është zhgënjyese.
“Raiffeisen bank”: Rritja e komisioneve nuk lidhet me vjedhjen në Rinas
Të gjithë klientëve të “Raiffeisen Bank” u ka shkuar një njoftim me shkrim me përmbajtjen: “I nderuar klient ju falenderojmë që keni zgjedhur “Raiffeisen Bank”. Ju njoftojmë paraprakisht se duke filluar nga data 15 gusht 2016, do të aplikohet komision mirëmbajtjeje për llogarinë në lek/USD/ GBP/CHF”.
Sipas njoftimit, mbajatja e llogarisë bankare ka qenë më parë pa komision, por tani do të bëhet 150 lek në muaj. Për ata që kanë llogari në dollarë amerikanë, tarifa vendoset 1.5 USD, gjithashtu për llogarinë në franga, tarifa mujore do të jetë 1.5 franga.
Prefekti i Shkodrës: “Ligji 7501, katrahura e të dyja partive. Referendum në Shkodër për pronat nëse nuk ndërhyhet për zgjidhjen e tensioneve”
Paulin Radovani, prefekt i Shkodrës ka deklaruar se qeveria duhet të marrë masa për situatnë e tensionuar që ka prodhuar legjislacioni mbi pronën në zonën e Shkodrës. Pas një takimi me bashkitë e Shkodrës, Lezhës, Pukës dhe Agjencisë së Kthimit të Pronave, Radovani tha se 80% e familjeve kanë probelme me pronën dhe nuk përjashtohet mbledhja e firmave për një referendum që të japë një mendim për “katrahurën e ligjit 7501”.
Rregulla të reja mbi kontrollin e pensioneve private
Fondet e pensioneve private dhe ato të sipërmarrjeve kolektive do të kontrollohen nga shoqëri audituese, që do të miratohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një rregullore të re që përcakton mënyrën sesi do të auditohen shoqëritë administruese të sipërmarrjeve kolektive dhe ato të fondeve të pensionit vullnetar.