“Raiffeisen bank”: Rritja e komisioneve nuk lidhet me vjedhjen në Rinas

Postuar në 10 Korrik, 2016 15:24

Të gjithë klientëve të “Raiffeisen Bank” u ka shkuar një njoftim me shkrim me përmbajtjen: “I nderuar klient ju falenderojmë që keni zgjedhur “Raiffeisen Bank”. Ju njoftojmë paraprakisht se duke filluar nga data 15 gusht 2016, do të aplikohet komision mirëmbajtjeje për llogarinë në lek/USD/ GBP/CHF”.

Sipas njoftimit, mbajatja e llogarisë bankare ka qenë më parë pa komision, por tani do të bëhet 150 lek në muaj. Për ata që kanë llogari në dollarë amerikanë, tarifa vendoset 1.5 USD, gjithashtu për llogarinë në franga, tarifa mujore do të jetë 1.5 franga.

Habia më e madhe vjen nga vendosja e një tarife për çdo tërheqje cash të parave nga llogaria e individit. Banka duke filluar nga 1 tetor 2016, do të vendosë komisionin 50 lekë për cdo tërheqje të parave “cash”. Për të zbutur lajmet e këqija, “Raiffeisen Bank” në njoftim fut edhe një “karamele”: Do të hiqet komisioni për tërheqjen e kredive. Lajmi është konfirmuar nga vetë banka edhe në faqen e saj në Facebook.

Njoftimi është pritur me me indinjatë nga klientët, të cilët i kanë postuar ankesat e tyre në faqen zyrtare të bankës. E gjendur para reagimit të qytetarëve, “Raiffeisen Bank” ka bërë dje një postim në Facebook, ku thotë se vendosja e komisioneve të reja nuk ka lidhje me vjedhjen që iu bë kësaj banke në Rinas.

“Raiffeisen Bank deshiron të sqarojë të gjithë klientët e saj dhe opinionin publik që Banka duhet të jetë transparente me klientët e saj dhe duhet të informojë ata për termat dhe kushtet e produkteve dhe shërbimeve që ajo ofron si dhe komisionet dhe tarifat që ajo vendos, ashtu si të gjitha bankat e tjera në sistemin bankar shqiptar. Për më tepër, të gjitha bankat në Shqipëri janë të detyruara të zbatojnë rregulloren e Bankës së Shqipërisë në lidhje me transparencën. Gjithashtu, dëshirojmë të theksojmë që Raiffeisen Bank ka filluar procesin e njoftimit të klientëve me anë të këtyre letrave në Shkurt të vitit 2016. Përsa i përket ngjarjes së Rinasit, organet kompetente, Policia dhe Prokuroria po hetojnë çështjen dhe ne kemi besim në aftësinë dhe profesionalizmin e tyre në ushtrimin e detyrës”.

Ndërkohë kjo është edhe deklarata e parë e “Raiffeisen Bank” për vjedhjen që u bë në Rinas, ndërkohë që akoma nuk është bërë transparencë për publikun se cila ishte sasia e parave të vjedhura.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.