Blloku Ekonomi
Qëllimi pas ritarifimit të blerjeve online: “Mbrojmë tregëtinë nga konkurenca e pandershme”
Vendimi i qeverisë shqiptare për të ulur kufirin e patatueshëm të blerjeve online në 22 euro ka provokuar një debat në mbledhjen e djeshme. Ai zbardhet nga gazeta “Panorama” dhe provon se halli i Ministrisë së Financave nuk është aspak rritja e të ardhurave, por sepse është cenuar konkurenca e ndershme. Ahmetaj ka debatuar me Manjanin, ministër i Drejtësisë dhe shihet se ndonëse argumentet e tij, teorikisht qëndrojnë, për asnjë çast ministri nuk vlerëson tek blerjet online një rrugë me më pak kosto për qytetarë që nuk janë të gjithë tregëtarë dhe që nuk kanë ofertë në vendin e tyre.
Dy investime strategjike për qeverinë Rama
Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave u vendos që të jepen dy zona plazhi në përdorim për 20 vite bazuar mbi ligjin e investimeve strategjike të kaluar në Kuvend gjatë vitit 2015. Bëhet fjalë për dy ndër rastet e para të aplikimit të këtij ligji. Kujtojmë që ligji u kalua me njëfarë urgjence vitin e kaluar sepse mendohej se do të plotësonte një boshllëk në legjislacionin vendas krahasuar me vendet fqinje. Maqedonia, Mali i zi si dhe Serbia kanë përfituar nga investime të huaja direkte në vlera të konsiderueshme gjatë viteve të fundit.
Qeveria jep për 20 vjet në përdorim bregun e Palasës dhe Himarës. Përfituesi, Samir Mane
Një pjesë e vijës bregdetare në Palasë e Himarë do t’i jepet për 20 vjet në përdorim një resorti turistik që po ndërtohet nga Balfin Grup, që drejtohet nga Samir Mane. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, ku thuhet se qeveria vendos lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Green Coast”, Palasë, Himarë, zona kadastrale 1481-1739, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e veçantë, me vendimin nr.2/13, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.
8 rrugët kombëtare me pagesë, tarifimi në tre faza
Qeveria ka parashikuar 8 rrugë kombëtare për t’i kthyer me pagesë. Strategjia e taksimit të rrugëve të hartuar nga BERZH-i rekomandon se tarifa që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0,5 euro cent në 3,5 euro cent për kilometër.
Në strategji rekomandohet që aplikimi i taksimit për koncesionin e rrugëve të zhvillohet gradualisht, në 3 faza. Për zbatimin e menjëhershëm, rekomandohet vendosja e taksës në rrugën Tiranë-Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Rruga e Arbrit, e cila ende nuk ka përfunduar, shkruan Panorama.
TIA rrit frikshëm fitimet për 2015
Tirana International Airport, kompania që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit ka deklaruar një normë rekord fitimi (para taksave) prej 40.7% në vitin 2015, nga 35.5% që ishte ky tregues një vit më parë.
Me shpenzimet në total, që u rritën në 6.1%, koncesionari I Rinasit arriti që të zgjeronte fitimet para taksave në gati 2 miliardë lekë, (14.3 milionë euro), nga 1.5 miliardë lekë (rreth 11 milionë euro) në 2014-n.
Lotaria Kombëtare i kalon kompanisë "Novomatic Gaming"
Koncesioni i Lotarisë Kombëtare në Shqipëri shet 100 % të aksioneve në një tjetër kompani austriake. Autoriteti i Konkurencës në mbledhjen e fundit të tij dha një vendim mbi të cilin miraton shitjen e aksioneve të Lotarisë Kombëtare tek kompaniar Novomatic Gaming. Vendimi është publikuar edhe në faqen zyrtare të Autoriteti të Konkurencës.
Viti elektoral, qeveria rrit me 8.5% shpenzimet kapitale
Viti zgjedhor 2017 do të shënojë një rritje të fortë të shpenzimeve qeveritare për investime publike. Këshilli i Ministrave ka miratuar buxhetin afatmesëm 2017-2019, ku bie në sy se shpenzimet për rrugë, shkolla, ujësjellës e kanalizime do të rriten me 8.5% vitin e ardhshëm.
Për të tre vitet e qeverisjes së koalicionit shpenzimet për vepra publike kanë qenë mjaft të ulëta. Viti 2016 shënoi edhe kuotën më të ulët të tyre për 6 vitet e fundit, duke qenë se shpenzimet kapitale ranë në 59 miliardë lekë.
Qeveria Berisha 2.0. Po vijnë zgjedhjet/Një amnisti tjetër, kësaj radhe për paratë e fshehura
Qeveria shqiptare është e gatshme të hartojë një projektligj për amnistinë e kapitaleve duke përjashtuar një kategori të caktuar. “Nëse do të bënim amnisti të gjerë kapitalesh, për mua do të ishte shumë mirë, duke përjashtuar zyrtarët e lartë apo një set me individë që i kanë paratë nga korrupsioni, pjesa tjetër do të ishte vërtet shumë gjë e mirë dhe unë e kam hedhur si ide, por theksoj ajo kërkon një konsensus të gjerë.
Rivlerësimi i pasurive, ja hapat për të çliruar kapitalin
Rivlerësimi i pasurisë, rrit vlerën e pronës dhe minimizon detyrimet fiskale për ta shitur më vonë. Ky është thelbi i projektligjit për rivlerësimin e pasurive që Ministria e Financave ka cuar në Kuvend për miratim. Niko Lera, Drejtor i Politikave Makrofiskale në Ministrinë e Financave në një intervistë për Tema TV sqaron hapat që çdo qytetar mund të ndjekë për të rritur vlerësn e pasurisë që ka.
Borxhi publik rritet sërish, 8.67 mld USD në qershor
Është rritur sërish borxhi publik i Shqipërisë. Sipas shifrave zyrtare paraprake, të publikuara së fundmi nga ministria e Financave, tanimë shteti shqiptar “noton” në një detyrim financiar prej 1 trilion e 68 miliardë lekësh të reja, që do të thotë në valutë ekuivalenti i 7.86 miliardë eurove apo 8.67 miliardë dollarëve amerikanë.