Blloku Ekonomi
Bashkia Sarandë miraton pjesëmarrjen në konsorciumin për rajonin Vlorë – Gjirokastër
Bashkia e Sarandës ka miratuar në mbledhjen e datës 29 korrik pjesëmarrjen e saj në konsorciumin për zhvillimin e rajonit Vlorë – Gjirokastër. Kjo ishte hera e dytë që projektvendimi shqyrtohej në mbledhjen e këshillit dhe kësaj radhe ka kaluar. Në fjalën e saj, kryetarja e Bashkisë, Florjana Koka, deklaroi sse konsorciumi është një formë e partneritetit publik –privat, në të cilin përfaqëismi i saj, pra Bashkisë, do të jetë mee 10% të aksioneve. Koka tha se konsorciumi mundëson marrjen e kredive të mëdha, apo financimin e projekteve, që përndryshe nuk do të mund të realizoheshin.
Marrëveshja me FMN-në nuk do të rinovohet
Marrëveshja e qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk do të rinovohet. Ajo përfundon më 28 shkurt 2017 dhe sipas Vizion Plus, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë një firmosje të dytë. “Vizion Plus ka mësuar se qeveria do të mbajë vendin e saj në Fond, por jo me kushtet që ka sot, ku FMN ka rol vendimtar në shumë politika ekonomike që ndërmerren, që nga taksat e deri te mënyra se si shpenzohen paratë në buxhet.
Investime energjetike në bregdetin e Palasës, aty ku rastësisht po ndërtohet edhe një kompleks turistik
Ministria e Energjisë njoftoi se ka ndërmarrë investime të rëndësishme në bregdetin e jugut për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike. Investimet janë përqëndruar në zonën mes Himarës dhe Palasës. Ministria e Energjisë raporton se në Himarë është montuar nënstacioni ri i lëvizshëm (portabël) investim ky 200 milionë lekë. Ky nënstacion do te furnizojë me energji qytetin e Himarës, Qeparoin dhe zonën Dhërmi-Palasë dhe sipas shpjegimit të ministrisë rrit në maksimum sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike.
Autostrada Tiranë-Elbasan, shtyhet projekti
Ministri i Transporteve ka inspektuar punimet në rrugën Tiranë-Elbasan dhe ka pranuar problematikat që janë hasur në këtë projekt. Ministri Haxhinasto sqaroi se në bashkëpunim edhe me “Bankën Islamike”, është rënë dakort për një shtyrje të projektit dhe rritje të financimit të tij, për të akomoduar të gjithë ndryshimet në projekt.
IFC: Tarifa për Rrrugën e Kombit reflekton kostot e mirëmbajtjes
Korporata Financiare Ndërkombëtare, IFC ka dhënë sqarimin e saj për debatin e lindur në lidhje me koncesionin e Autostradës Milot-Morinë. Sipas saj, tarifa e parashikuar reflekton kostot e mirëmbajtjes së rrugës, nivelin e jetesës së popullsisë dhe është më e ulët se mesataret e rajonit.
Buxheti i rishikuar i qeverisë, fondet shkojnë për Unazën e Madhe të Tiranës
Ministria e Financave pothuajse ka pwrmbyllur rishikimin e buxhetit, dhe pritet që së shpejti ta çojë në qeveri. Financat konfirmojnë se nuk do të ketë ndryshime në planin e të ardhurave, pasi objektivi mbetet arkëtimi i 419 miliardë lekëve, aq sa ishte planifikuar në fillim të vitit. Edhe shpenzimet parashikohet të mos shënojnë tkurrje në vlerë. Por, Ministria e Fianancave pranon se do të ketë ndërhyrje në shpenzime përmes rialokimit të fondeve dhe një ekuilibrimi të investimeve.
Koncesionet, 6% e PBB-së. "Petrolifera", rekord fitimesh. Me humbje, pullat fiskale dhe markimi i karburanteve
Petrolifera, Tirana Airport Partners dhe pasaportat janë tre koncesionet me më shumë fitim në Shqipëri. Sipas një raportimi të Top-Channel, norma e fitimit të tyre është mbi normalen, teksa koncesioni i parë arkëton 52% fitim, ndërsa dy koncesionet e tjera, përkatësisht 33% dhe 39%.
Në total koncesionet janë investimet më fitimprurëse në vend, që do të thotë kapitalizim i shërbimeve publike përmes një menaxhimi të privatit. Përfundimi: fitime marramendëse, por edhe kosto për qytetarët në disa raste.
Treguesit që sipas PD jemi në krizë
Kryetari Partisë Demokratike ka publikuar shifra që që sipas tij tregojnë krizën e ekonomisë. Deficiti tregtar rezulton të jetë 14.4% me i lartë sesa në qershor 2015. Eksportet 6.4% më të ulëta se një vit më parë. Importet në qershor 2016, rezultojnë 1.6% me të ulëta krahasuar me muajin paraardhës. Ndërsa në nivel 6 mujor, rezulton se eksportet janë 7.8% më të ulëta sesa eksportet janar - qershor 2015. Fuqia blerëse është në kuotat më të ulëta historike, për shkak të varfërisë, papunësisë e mungesës së të ardhurave.
Koncesioni i rrugës Durrës-Kukës, shqiptarët do të paguajnë 175.2 milionë € më shumë sesa oferta e dytë
Kompania turke “Vendeka Bilgi”, fituese e koncesionit për rrugën Durrës-Kukës, do të arkëtojë për 30 vite 596.1 milionë euro, kryesisht nga tarifat ndaj automjeteve. Por ky nuk është problemi. Sipas Top-Channel, shifra është 175.2 milionë euro më e lartë sesa ajo e ofruar nga bashkimi i kompanive të renditura në vend të dytë, çka ngre realisht dyshime për arsyen pse u përzgjodh fituese kompania turke. “Por çmimi nuk është dyshimi i vetëm i tenderit. Edhe procedurat pas tij ngrenë pikëpyetje.
Blerjet online, 75% në vlerë 100 euro. Konkurencë e pandershme me 100 euro?!
Ministria e Financave arsyetoi dje përmes ministrit Arben Ahmetaj se arsyeja për të ulur kufirin e tatueshëm për blerjet online është shmangia e konkurencës së pandershme. Pasi shumë tregëtarëvtë vegjël ndjekin këtë praktikë për të futur në treg mallra me vlerë të vogël, duke dëmtuar tregëtarët që paguajnë rregullisht detyrimet. Por sipas revistës “Monitor”, Posta Shqiptare raporton se 75% e pakove kanë vlerë 100 euro. A bëhet tregëti me 100 euro?