Blloku Ekonomi
Karagjozllëku i AMF-së/Deklaroi se çmimet e sigurimeve i vendos tregu, se do të analizonte, kurse sot kërkon nga kompanitë anullimin e rritjes
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kërkuar nga kompanitë e sigurimeve të anulojnë vendimin për rritjen e tarifave të sigurimit për automjetet. Ky është qëndrimi i tretë i kësaj agjencie, pasi ditën e parë u dol me qëndrimin se tregu vetërregullohet. Mandej Autoriteti deklaroi se do të analizonte atë që po ndodhte dhe sot del me kërkesën për ulje.
Vetëm qeveria nuk reagon për oligopolin në sigurime. Konfindustria kërkon ndryshime në legjislacion
Atë që mediat e kanë denoncuar që herët, e konfirmon së fundmi edhe Konfindustria, që është grup interesi i biznesit.
Fjala është për rritjen e sigurimit të makinave që zbulon qartë situatën oligopol në të ashtuquajturin treg të sigurimeve, e për të cilat Konfindustria thotë se nuk ka reagim nga qeveria, pse kompanitë kanë lobuar për heshtjen.
Sigurimi i detyrueshëm nga tërmeti, ngjan më shumë si një taksë e re
Sot u publikua në disa media një lajm sipas të cilit qeveria bashkë më Bankën Botërore po mendojnë që të bëjnë të detyrueshme sigurimin nga tërmetet, apo edhe përmbytjet. Ndonëse nuk u publikua një draft nga projektligji që është duke u hartuar, ideja është e tillë që përmbi 500 orë reshje aplikohet dëmshpërblim, ndërkohë që për tërmetet dëmshpërblimi vlen përmbi 5 ballë të shkallës Rihter. Tarifa do të jetë e detyrueshme për çdo familje dhe mendohet që për tërmetet të jetë 50 euro në vit dhe kompanitë e sigurimit do të japin 20 mijë- 40 mijë euro maksimumi.
Riaktivizohet për nevoja fushate elektorale projekti i Rrugës së Arbrit
Me zgjedhjet në Dibër, mazhoranca ka vënë në lëvizje edhe një premtim të dalë boje tashme. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i ka ardhur në ndihmë kandidatit Muharrem Rama, me një shpjegim të ri për rrugën e Arbrit.
“Besoj se shume shpejt do të konkludojmë ofertën e fundit të realizuar nga kjo kompani, dhe pastaj do të përcaktojmë hapat e mëtejshme për sa i takon këtij projekti të rëndësishëm”, theksoi ministri.
Projekti riaktivizohet për nevoja fushate elektorale, pasi termat e këtij projekti nuk janë bërë asnjëherë të njohura.
AMF në mbrojtje të hapur të kompanive të sigurimit. Ndryshon qëndrim në dy ditë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka ndryshuar qëndrim brenda dy ditësh. Nëse dje deklaronte se për çmimet e sigurimit të makinave vendos tregu, sot AMF-ja ka dalë me rolin e avokatit të konsumatorit.
“Bazuar në informacionin në dispozicion si edhe në përmbushje të misionit të tij rregullator, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duke i shërbyer mbrojtjes së konsumatorit është në ndjekje të situatës dhe po analizon mënyrën dhe procedurën e ndjekur nga shoqëritë e sigurimit në përcaktimin e tarifës së primit të sigurimit,” deklaron AMF në një njoftim të sotshëm.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare lan duart: Çmimin e sigurimit e vendosin kompanitë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka marrë në mbrojtje indirekt veprimin e djeshëm të kompanive të sigurimit për rritjen e çmimit të sigurimit të automjeteve.
Tarifat e reja të siguracionit të makinave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare refuzon të japë sqarime
Siguracioni i makinës është rritur me 25 %. Të gjitha kompanitë e sigurimeve ofrojnë të njëjtat çmime, duke mos u lënë mundësi qytetarëve të zgjedhin një çmim konkurrent. Në vëzhgimin e bërë nga Tema Tv, sjellim detajet e tarifave bazuar mbi fuqinë motorike të mjeteve dhe reagimin e qytetarëve, që e konsiderojnë shumë të lartë çmimin, për rrugët që ofron vendi ynë. Ndërkohë Autoriteti i Mbikëqyrjes Finaciare nuk iu përgjigj interesit të Tema TV.
Qeveria kërkon para në Kinë për Korridorin e Kaltër
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka marrë pjesë në forumin e bashkëpunimit ekonomik “Shqipëri-Kinë, miqësi e vjetër, partneritete të reja”, zhvilluar në Kinë. Me ministrin ka qenë edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jakaj, në një përpjekje për të promovuar Shqipërinë. Bushati ka folur për nevojën e investimit në atë që Programi i PS-së e quante Korridori i Kaltër, e për të cilin në katër vite qeverisje është folur vetëm dy herë.
Raporte të reja ekonomike serbo-shqiptare. Unioni i Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë: Krizë besimi nga biznesi gjerman. Po shkojmë drejt normalizimit
“Deutsche Welle” i ka marrë një intervistë Arben Shkodrës, zëvendëspresident për çështjet ndërkombëtare dhe investimet e huaja në Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Shkodra është pyetur për krijimin e Dhomës së Tregëtisë Shqipëri-Serbi, për interesin reciprok të biznesit të të dyja vendve, për të cilin ai ndër të tjera ka thënë:
Oligopoli në tregun e sigurimeve, rriten menjëherë çmimet me 30%. Kompanitë në marrëveshje me njëra –tjetrën
Situata në tregun e sigurimeve vijon të reflektojë një marrëveshje të heshtur mes kompanive të cilat imponojnë çmimet sipas llogarive të tyre. Tv Klan raporton sot se operatorët e këtij tregu kanë rritur papritur çmimin e siguracionit për automjetet.