Blloku Ekonomi
Tregu i sigurimeve u zgjerua dhe pa u rritur çmimet
Rrirja e çmimeve të siguracionit të makinave nuk është kushtëzuar nga tregu siç thonë kompanitë. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se edhe në kohën kur çmimet nuk ishin shtrenjtuar tregu i sigurimeve ka qenë në zgjerim mbi 4.5 për qind duke realizuar një xhiro biznesi rreth 70 milionë euro.
OSHEE prezaton matjen e energjisë me bluetooth
Korporata e shpërndarjes së energjisë po fut teknika të reja në matjen e saj. Projekti ka nisur në Tiranë ku është prezantuar pajisja e quajtur PDA, e cila do të lexojë dhe trasmetojë në kohë reale në server të dhënat për çdo abonent.
228 shkencëtarë thirrje kryeministrit Rama të tërhiqet nga konçesioni i hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosë (dokumenti)
228 shkencëtarë nga 33 vende të ndryshme i bëjnë thirrje kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të tërhiqet nga ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosa të paktën për tre vitet e ardhshme. Ata konsiderojnë, se gjatë kësaj periudhe duhet kryer një vlerësim i duhur për ndikimin mjedisor të këtij projekti në lumin Vjosa, raporton korrespondentja e ABC Neës në Bruksel.
Terminali i ri në Tiranë/Pronari i tokës akuzon Erjon Veliajn: Më tha t'ia shes të huajve
Pronari i tokës ku do të ndërtohet terminali i autobusëve në kthesën e Kamzës kundërshton nisjen e punimeve dhe pretendon se pronën ia kanë njohur 6 vendime gjykate, duke përfshirë edhe atë Kushtetuese. Hajdin Qevani, në një intervistë për "TemaTv" paraqet dokumentacionin përkatës dhe shpreh shqetësimin e tij për këtë çështje. Ai ka kontaktuar menjëherë me bashkinë e Tiranës dhe thotë se ka hasur në arrogancë.
Tirana e lartësive të reja/Pallat 24- katësh te këndi i lojrave “7 xhuxhat” (Rruga e Elbasanit)
Një pallat 24-katësh pritet të ndërtohet te këndi i lojrave “7-xhuxhat” në kryeqytet duke pakësuar në këtë mënyrë hapësirat e dedikuara për fëmijët. Përveç të vegjëlve nga ky ndërtim preken dhe banorët e pallateve aty pranë të cilët thonë për "Tema Tv" se nuk do të lejojnë punimet. Ata shprehen se ankesën e tyre e kanë paraqitur në Bashki dhe Kryeministri por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
LSI me teatrin e radhës për importin e pehrave. Shoqëria civile të monitorojë në doganë mbetjet e rrezikshme
Miliona euro xhiro në biznesin e riciklimit të mbetjeve për LSI-në janë një realitet që nuk duhet injoruar dhe argument që Shqipëria të lejojë importin e plehrave. Sot Petrit Vasili ka bërë teatrin e radhës, duke u përpjekjur të tregojë ndjeshmërinë e LSI-së ndaj shqetësimeve të shoqërisë civile lidhur me importin e mbetjeve.
Resorte turistike në bregdet mbi prona të grabitura. Qeveria di gjithçka, por vazhdon të japë leje
Karabinatë e ndërtesave disakatëshe në bregdetin e Palasës po ngrihen ngadalë duke u ngjitur në faqen e Malit të Çikës dhe tashmë duken që nga qafa e Llogarasë. Plazhi me guralecë të imët dhe të bardhë, që shtrihet në të dy krahët e deltës së lumit Palasë, është kthyer në një kantier ndërtimi. Makinat e tonazhit të rëndë, të ngarkuara me materiale inertesh, lënë pas shtëllunga të bardha pluhuri duke trazuar peizazhin idilik të detit Jon.
Ndryshon ligji "Për procedurat tatimore", ulen gjobat
Ligji i procedurave tatimore do të ndryshohet për herë të katërt në këto tre vjet. Por ndryshe nga herët e tjera rregullimet në ligj kësaj radhe kanë një frymë probiznes, si për nivelin e gjobave të vëna për shlejet tatimore ashtu edhe për sistemin e ankimimit.
"TemaTv"
Nis dixhitalizimi i pasurisë së shqiptarëve. LSI angazhon 250 specialistë, Manjani premton kartela të freskëta të pronësisë
LSI ka marrë në dorë projektin për dixhitalizimin e pasurisë në hipoteka. Projekti është financuar dhe po zhvillohet tërësisht nga Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe për zbatimin e tij janë përfshirë rreth 200 deri 250 specialistë.
Ministri Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ishte sot i pranishëm në ceremoninë e nisjes se fazës së parë të procesit tha se ky është vetëm fillimi i një projekti shumë të madh që mundëson shmangien e mbivendosjes së emrave.
KLSH dhe Banka e Shqipërisë raportojnë për dëmin me asgjësimin e kartëmonedhave
Sot paradite, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko kanë qenë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ku kanë raportuar për një raport që ngre akuza për asgjësimin e kartëmonedhave të vjetra.