LSI me teatrin e radhës për importin e pehrave. Shoqëria civile të monitorojë në doganë mbetjet e rrezikshme

Postuar në 21 Shtator, 2016 12:42

Miliona euro xhiro në biznesin e riciklimit të mbetjeve për LSI-në janë një realitet që nuk duhet injoruar dhe argument që Shqipëria të lejojë importin e plehrave. Sot Petrit Vasili ka bërë teatrin e radhës, duke u përpjekjur të tregojë ndjeshmërinë e LSI-së ndaj shqetësimeve të shoqërisë civile lidhur me importin e mbetjeve.

“Është një investim dhjetëra milionësh në të cilin janë punësuar mijëra njerëz. Pra është realitet që funksionon prej vitesh. Ka një sensibilitet që shoqërohet me mosbesim të thellë. Shoqëria civile ka qenë në radhën e parë për këtë dhe ka reflektuar shqetësimin e të gjithë qytetarëve", tha krahu i djathtë i Ilir Metës në LSI.

Nismës së Eduard Shalsit, LSI i ka shtuar një amendament ku propozohet që shoqërisë civile duhet t’i mundësohet aksesi në monitorimin e të gjithë procesit të importit dhe riciklimit të mbetjeve.

"Amendamenti i propozuar nga ne zgjidh një çështje madhore, pra e shëron këtë mosbesim. Ai ka dimension të tijin transparencën ndaj procesit. Ne kemi propozuar një pikë shtesë, e cila i mundëson shoqërisë civile të jetë garant në këtë proces, ta ndjekë në mënyrë direkte dhe të ketë mundësi të pajiset me dokumentacionin e kësaj hyrjeje në të gjitha doganat e vendit. Ky raport merr një përgjigje të drejtpërdrejtë, pasi duke i prekur gjërat ka mundësi të monitorohet plotësisht. Amendamenti i firmosur është shprehja e mendimit të të gjithë grupit parlamentar. Kjo është një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe të gjitha palët janë përballë njëri-tjetrit për të parë zbatimin e procesit”, tha Vasili.

 

Comments

Submitted by C (not verified) on

Cfare kermash.
Ne duhet te merremi me kermat, pastaj me mbetjet urbane e plehrat.
PER KETE NA DUHET NJE INVESTIM NGA BE.

Submitted by Kevinjon (not verified) on

Me nje fjake, ajo shoqeri civile prej antaresh te Rilindjes qe nuk e kishin haberin se cfare ishte Vetingu dhe paramendinin mitingun dhe cirreshin me urdher te Rames kunder Opozites do monitorizoje mbetjet. Pra problemi i mbetjeve qe kundershtoi Rama dhe tashme po e ben vete pasi u b3 vete kumbari paskesh qene shoqeria civile qe pa deshmi profesionaliteti nuk lejoheshe te bente policin. 1) po sikur keta te shoqerise civile si Erion Veliaj dikur te fusin rrushfetin ne xhep si do ngrene zerin kunder nqs. kane dyshime? 2) kur ne Shqiperi nuk degjohet opozita per asgje dhe sulmohet personalisht ne menyren me fashiste atehere si do te ngreje dikush me ze qe duke pare brutalitetin rilindas do rrezikonte ta skerbythnin fare? Cfarr nuk lexon nga Albanistani

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.