Oligopoli në tregun e sigurimeve, rriten menjëherë çmimet me 30%. Kompanitë në marrëveshje me njëra –tjetrën

Postuar në 24 Gusht, 2016 16:43

Situata në tregun e sigurimeve vijon të reflektojë një marrëveshje të heshtur mes kompanive të cilat imponojnë çmimet sipas llogarive të tyre. Tv Klan raporton sot se operatorët e këtij tregu kanë rritur papritur çmimin e siguracionit për automjetet.

“Në mënyrë të beftë dhe pa lajmëruar kompanitë e sigurimeve, kanë rritur të mërkurën çmimin për siguracionet e të gjitha llojeve të automjeteve në vend. Rritja e çmimit për autoveturat është afro 15-20 % më shumë se çmimi i vjetër, në varësi të llojit të automjetit dhe vitit të prodhimit. E thënë ndryshe qytetarët nga e mërkura e pas, do të nxjerrin nga xhepat e tyre afro 3 000 mijë lekë më shumë për këtë shërbim. Një drejtues automjeti, ka paguar për siguracionin e makinës së vitit të prodhimit 2004 me fuqi motorike 1399, 18312 mijë lekë. Ndërsa vitin e kaluar, i njëjti ka paguar 15230, pra afro 3000 lekë më pak”, raporton televizioni në fjalë.

Arsyeja që është dhënë nga kompanitë është se “se rritja e çmimit është bërë për shkak të aksidenteve të shumta në vend dhe primit të rriskut”. Kjo është një vjedhje e pastër duke u tallur. Për më tepër kur arsyeja tjetër që jepet është “rritja që u bë me 7 % nga Janari 2016, për taksën mbi primet e sigurimeve nga 3% në 10%”.

Është e vërtetë kjo rritje, por ajo pasoi një ulje të vitit 2015 nga 20% në 3% dhe sërish çmimi nuk u ul. Kjo sepse kompanitë e sigurimeve operojnë me një broker dhe në situatë të hapur oligopoli. Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani e mbrojti rritjen e primit nga 3% në 7% pikërisht me mosreflektimin në treg të çmimeve. Por pa shkuar më tej në një hetim për një situatë të papranueshme(http://www.respublica.al/2015/12/16/ka-një-monopol-të-padeklaruar-në-tregun-e-sigurimeve-të-automjetevevideo). Autoriteti i Komkurencës hetoi në janar të vitit 2014 dhe konfirmoi skemën me një broker, por u kundërshtua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare(http://www.shekulli.com.al/p.php?id=38177), që mesa duket e ka xhepin e qytetarëve një temë fjalëkryqi për rojen e institucionit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.