30% e bizneseve nuk transmetojnë të dhënat e kasave fiskale

Postuar në 13 Korrik, 2016 22:05

Më shumë se 30% e bizneseve nuk transmetojnë të dhënat e kasave fiskale në administratën tatimore. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së financave, në qershor 2016, numri i kasave mos transmetuese në total arrin në më shumë se 57 mijë. 16 mijë prej këtyre kasave i përkasin biznesit të madh, 32 mijë biznesit të vogël, dhe 9 mijë biznesit të vogël me TVSH.

Ndërsa numri total i bizneseve aktive sipas QKR, është 190 mijë, numri prej 57 mijë kasash mos transmetuese është shumë i lartë, duke zënë një të tretën e totalit. Për periudhën, janar,qershor 2015, numri i kasave mos transmetuese arrinte më shumë se 153 mijë. Por me gjithë reduktimin në 57 mijë, numri i tyre mbetet ende mjaft i lartë.

Duket se kjo është edhe një prej shkaqeve kryesorë të rikthimit të betejës kundër kuponit tatimor, i sapo shpallur nga Ministria e Financave, Arben Ahmetaj, i cili pranoi njw ditw mw parw se se njw numwr i lartw biznesesh nuk i transmetojnw tw dhwnat tatimore pwrmes kasave.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.