Paketë për të ulur kostot e prodhimit
Partia Demokrtatike beson se një paketë që do të ulë kostot e prodhimit, është nxitja që i duhet ekonomisë për t'u rigjallëruar. Këtë e deklaroi kreu i PD-së gjatë një bashkëbisedimi me punëtorë të një fabrike prodhimi. "Për biznesin në tërësi ne kemi një paketë taksash, taksë e sheshtë 9%, kontributi shoqëror 18%. Por për prodhimin në veçanti na duhet një paketë e veçantë që të ulë koston e prodhimit, që ka të bëjë me energjinë elektrike, me çmimin e naftës, ka të bëjë me TVSH-në për lëndën e parë dhe me aspekte të tjera që ne po i diskutojmë"-theksoi Basha.
Sipas kreut të PD-së, përmes politikës së taksave të ulëta, përmirësimit të klimës së biznesit, reduktimit të burokracisë dhe uljes së kostos së prodhimit synohet rritje e investimeve vendase dhe të huaja, rritje e numrit të të punësuarve dhe rritje pagash.
Add new comment