Blloku Ekonomi
Kërkimet për gazin e Divjakës i janë dhënë një kompanie në vështirësi financiare?
Në 14 maj të këtij viti qeveria njoftoi zyrtarisht kompaninë kanadeze Zenith Energy Ltd si fituese e koncesionit për kërkimit të naftës dhe gazit në “Bllokun C” që përfshin fushën e pasur të gazit në Divjakë-Ballaj, me rreth 2.2 miliardë metra kub gaz (Burimi: Albpetrol sha). Një tjetër konçesion si “Blloku 4”, iu dha degës në Shqipëri të kompanisë “Shell”, që është tërësisht në pronësi të familjes mbretërore të Holandës, e cila gjithashtu, së fundmi ka marrë një tjetër vendburim të naftës shqiptare bashkë me kompaninë e vogël kanadeze “Petromanas Energy Inc.”.
Biznesmenët e huaj rezidentë në Shqipëri, qeveria ndryshon ligjin
Qeveria forcon kriteret për pajisjen me leje të përhershme qëndrimi për biznesmenët e huaj që investojnë në Shqipëri. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj, i cili ndryshon ligjin ekzistues për të huajt.
Sipas draftit, një biznesmen i huaj mund ta përfitojë lejen e përhershme të qëndrimit në Shqipëri vetëm nëse ka investuar të paktën dy milionë euro dhe ka hapur minimalisht 100 vende të reja pune. Në ligjin ekzistues, shuma e kërkuar e investimit është një milion euro, ndërsa numri i vendeve të punës vetëm 10 vetë.
Tregu i energjisë, 6200 biznese do të sigurojnë vetë furnizimin
Deri në fund të vitit 2017 rreth 6200 biznese do të duhet ta sigurojnë vetë furnizmin me energji elektrike. Paketa e re ligjore e përgatitur nga ERE në përputhje me standartet europiane parashikon daljen graduale nga sistemi i OSHEE i të gjithë konsumatorëve që furnizohen në tensionin e lartë dhe të mesëm.
Jo HEC-ve në Valbonë
Një protestë është zhvilluar sot para Ministrisë së Energjetikës. Ajo është organizuar nga banorë të Tropojës dhe aktivistë të shoqërisë civile që kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Valbonë. “Komuniteti është kundër këtyre hidrocentraleve sepse shkatërrojnë natyrën, cenojnë ekonominë dhe zhvillimin e turizmit. Sot kërkojmë të anulohen këto projekte, të ruajmë identitetin e Parkut Kombëtar si dhe të investojmë në zhvillimin e ekoturizmit”, thonë aktivistët. Qeveria ka dhënë disa kontrata konçesionare në Valbonë, pa pyetur për dëmin që shkaktohet në mjedis.
Trojet e zëna, qeveria heq edhe pagesën për kontratat noteriale
Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave heq pagesat për kalimin e trojeve në pronësi të atyre që u legalizohen banesat. Rreth këtij vendimi foli në një konferencë për shtyp kreu i ALUIZNI-t Artan Lame i cili sqaroi se bëhet fjalë për kontratat noteriale për të cilat deri më tani ishin paguar nga 8 deri në 30 mijë lekë.
SHELL nis shpimin e pusit Shpiragu 3 në Berat, qeveria e kënaqur me kontratën
Kompania SHELL nisi shpimin e pusit të ri, Shpiragu-3 në Berat i cili do të realizohet me sondën e instaluar të kompanisë kineze Hi Long. Pusi do të jetë i thellë dhe për shkak të komplikacioneve gjeologjike që paraqet zona, do të zgjasë më shumë se një vit (437 ditë) dhe kostoja e tij është parashikuar të shkojë rreth 72 milion USD.
BREXIT trondit tregjet financiare
Tregjet financiare botërore ranë, teksa rezultatet treguan një ndarje qind 51.8 / 48.2 në favor të largimit nga BE. Paundi pësoi më të madhe rënien e saj një-ditore prej më shumë se 10 për qind kundrejt dollarit, duke arritur nivelin më të ulët në 31-vjet, nga frika e tregut se vendimi do të godisë investimet në ekonominë e pestë më të madhe në botë, shkruan Reuters.
FMN: Bankat nuk financojnë ekonominë, trajtoni kreditë me probleme
Për Fondin Monetar Ndërkombëtar niveli i lartë i kredive me probleme është një nga shkaqet kryesore që e rendit Shqipërinë të fundit në rajon sa i përket kreditimit të ekonomisë. E pranishme në forumin e 4 financiar, shefja e misionit të FMN për Shqipërinë, Anita Tuladhar, tha se "rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri po forcohet, por kjo rimëkëmbje nuk është mbështetur nga rritja e kreditimit". Sipas Tuladhar, përveç Serbisë, Shqipëria ka nivelin më të lartë të kredive me probleme në rajon. “Rritja e kreditimit në Shqipëri është me pak se vendet e rajonit.
Qeveria mashtroi për koston e ligjit të kamerave
Ligji për kamerat e sigurisë ngre një sërë pikëpyetjesh jo vetëm për kostot por edhe për transparencën. Nisur nga çmimet e kompanive që tregtojnë dhe instalojnë kamera sigurie, një biznesi do t`i duhet të paguajë 500 euro, ndërsa për Policinë e Shtetit thuhet se nuk ka kosto. Ndërsa nga ana e vet Ministria e Brendshme thekson se për të nuk parashikohen kosto, gjë e cila nuk rezulton të jetë e vërtet pasi edhe vet Policisë do t`i duhet të shpenzojë për zbatimin e ligjit për kamerat e sigurisë.
OKB: Hiqni tarifën doganore të skanimit. Qeveria: Do penalizohemi me 300 milionë dollarë
Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar qeverisë shqiptare të anulojë urgjentisht tarifën e skanimit prej 22 eurosh, që bizneset detyrohen të paguajnë për çdo deklaratë doganore në doganë. Përmes një raporti voluminoz për procedurat dhe barrierat tregtare në Shqipëri, Komiteti Ekonomik për Europën në OKB e cilëson tarifën, një taksë antiligjore. “Tarifa paguhet edhe kur ngarkesa nuk skanohet, e madje edhe në pikat doganore ku nuk ka fare skanera të instaluar. Kjo është një praktikë e papranueshme. Ajo krijon një taksë efektive, e cila nuk është bazuar në ligj, ndaj duhet të hiqet”.