Jo HEC-ve në Valbonë

Postuar në 25 Qershor, 2016 15:41

Një protestë është zhvilluar sot para Ministrisë së Energjetikës. Ajo është organizuar nga banorë të Tropojës dhe aktivistë të shoqërisë civile që kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Valbonë. “Komuniteti është kundër këtyre hidrocentraleve sepse shkatërrojnë natyrën, cenojnë ekonominë dhe zhvillimin e turizmit. Sot kërkojmë të anulohen këto projekte, të ruajmë identitetin e Parkut Kombëtar si dhe të investojmë në zhvillimin e ekoturizmit”, thonë aktivistët. Qeveria ka dhënë disa kontrata konçesionare në Valbonë, pa pyetur për dëmin që shkaktohet në mjedis. E njëjta gjë po ndodh edhe në Jug, në Vjosë, ku parashikohet ndërtimi i disa HEC-ve, ndonëse apeli për të ndalur shkatërriin ka ardhur edhe nga qendra të njohura në Europë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.