Blloku Bota
Pengmarrja në avionin "Egypt Air", nga një oficer i ushtrisë egjiptiane
Që prej orës 8 e 30 të mëngjesit kur avioni Air bus 320 i Egypt Air bëri ulje të detyruar në aeroportin Larnaka të Qipros, autoritet u vunë në alarm për të zbardhur detajet e pengmarrjes. Fillimisht u tha se pengmarrësi ishte Ibrahim Samaha, nje shtetas amerikan me origjinë egjiptiane, profesor i Veterinarisë në Universitetin e Atlantës, por ministria e Jashtme Egjiptiane përgënjeshtroi lajmet dhe doli me njoftimin se autori është Seif Edin Mustafa, oficer i ushtrisë egjiptiane. Kërkesat e tij mësohet se kanë qenë politike dhe lidhen me mbajtjen në burg të disa grave në Egjipt.
Schulz kërkon ribashkimin e Qipros, një nga propozimet krijimi i një shteti federativ
Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz vizitoi këtë të martë Qipron, nga ku deklaroi se është koha që ishulli të bashkohet, në mënyrë që edhe Europa të jetë e bashkuar. “Është koha për ribashkimin e Qipros sepse pa bashkimin e Qipros Europa nuk mund të jetë e bashkuar”-theksoi Schulz gjatë fjalës në parlement. Kreu i PE-së shtoi se shtetet kombe kanë treguar se kanë ditur të bashkëjetojnë në hapësirën europiane dhe një zgjidhje për Qipron do t’i japë fund status quo-së shumëvjeçare pas pushtimit të një pjese të ishullit në vitin 1974 nga Turqia.
Kerry: SHBA po turpërohet me fushatën e zgjedhjeve
Duke komentuar klimën me të cilën udhëheqësit e huaj po shohin fushatën e zgjedhjeve paraprake në Shtetet e Bashkuar me debatin të fokusuar tek kandidati republikan Donald Trump, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se pyetjet që i bëhen nga të huajt janë seriozisht shqetësuese."Unë duhet të them se është e qartë se ajo që po ndodh është një turp për vendin tonë", thotë ai.
Një atentat, thuajse identik si ai i Francës, mjaftoi që Belgjika të thirret “shtet i dështuar”
Që nga dita kur ndodhën sulmet në Bruksel, informacione të ndryshme kanë dalë në sipërfaqe për faktin se diçka nuk ka funksonuar në sistemin belg të sigurisë. Ministri i Drejtësisë dhe i i Brendshëm dorëzuan dorëheqjet, por ato u refuzuan nga kryeministri i vendit që vlerësoi se “vendi është në gjendje lufte”. Pala blege u detyrua madje të pranojë se informacioni për një nga terroristët ishte dhënë nga Turqia që muaj më parë, por ishte neglizhuar.
Shpërthim kamikaz në Pakistan. Të paktën 50 të vdekur
Një shpërthim i fuqishëm, me gjasë vetëvrasës, ka shkaktuar mbi 50 të vdekur në Pakistan. BBC-ja raporton se dyshimet janë që sulmi kishte për objektiv familjet e krishtera që ndodheshin në rrugë me rastin e Pashkëve, në parkun Gulshan-e-lqbal. Shumica e të vdekurve dhe të plagosurve janë gra dhe fëmijë. Askush nuk ka marrë përsipër sulmin deri më tani, por BBC-ja në raportimin e vet theskon se Pakistani është goditur shpesh nga talebanët, aktivitetet kriminale, apo edhe ndarjet fetare.
Paralajmërim për Europën
ISIS paralajmëron të tjera sulme të përgjakshme në Europë pas masakrës së Brukselit. Kësaj radhe mesazhi vjen nga një prej kokave të Shtetit Islamik, Hicham Chaib, i cili në një postim video thotë se Europa nuk vuri mend nga sulmet në Paris. "Ato që ndodhën në Bruksel janë vetëm një shije e asaj që do të pasojë" deklaron Chaib duke ekzekutuar një peng të gjunjëzuar parabtij. Më tej ai shton "ky është një mesazh për popullin belg, për qeverinë belge, për Europën dhe pjesën tjetër të botës që lufton me Shtetin Islamik. Për sa kohë do të na bombardoni me F 16 ne do t'ju vrasim"
Telashe të reja për Netanyahun. Publikohet një foto e tij me Arnaud Mimran, i akuzuar si ideator i një skeme mashtrimi prej 282 milionë eurosh
Një foto e publikuar në faqen online “Mediapart” ku paraqitet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me një biznesmen gebreo-francez, Arnaud Mimran, ka prodhuar një akuzë të re për kreun e qeverisë në Telaviv. Lajmi është riprodhuar nga e përditshmja “Haaretz”, e cila nënvizon se Mimran është një person që akuzohet se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë mashtruar BE-në në shifrat e 282 milionë eurove.
Kanal për lidhjen e Detit Kaspik me Gjirin Persik, projekti mendohet të mbyllet më 2020-ën
Irani ka nisur punën për ndërtimin e një kanali që do të lidhë Detin Kaspik me Gjirin Persik. Projekti mendohet të përmbyllet në vitin 2020 dhe ai do të kushtojë 7 miliardë dollarë. Projekti mendohet që të hapë rrugët edhe për Rusinë, një vend që ka probleme me Turqinë, rruga natyrore e lidhjes me Perëndimin dhe Jugun, por siç propagandojnë mediat shtetërore ruse, kanali rivalizon edhe kanalin e njohur të Suezit. Po këto media raportojnë se Perëndimi dhe Turqia i janë kundërvënë projektit në fjalë duke vendosur sanksione ndaj kompanive që janë përfshirë në projekt.
Shteti Islamik godet me adoleshentët kamikazë
Sari Falah al Asari quhet adoleshenti që shpërtheu veten në erë në një stadium në Irak duke shkaktuar vdekjen e 65 personave dhe plagosjen e 60 të tjerëve. Akti terrorist vjen vetëm pak ditë pas shpërthimeve në Bruksel dhe është marrë përsipër nga Shteti Islamik. Adoleshenti hodhi veten në erë në momentin që lojtarët e dy skuadrave dhe kryebashkiaku i qytezës po përgatitesh për ceremoninë e fitimit të Kupës. Mes viktimave është dhe kryebashkiaku i qytetit.