Një atentat, thuajse identik si ai i Francës, mjaftoi që Belgjika të thirret “shtet i dështuar”
Që nga dita kur ndodhën sulmet në Bruksel, informacione të ndryshme kanë dalë në sipërfaqe për faktin se diçka nuk ka funksonuar në sistemin belg të sigurisë. Ministri i Drejtësisë dhe i i Brendshëm dorëzuan dorëheqjet, por ato u refuzuan nga kryeministri i vendit që vlerësoi se “vendi është në gjendje lufte”. Pala blege u detyrua madje të pranojë se informacioni për një nga terroristët ishte dhënë nga Turqia që muaj më parë, por ishte neglizhuar. Nga ky rast që ekspozoi shumë rëndë sigurinë në Belgjikë, në disa media të rëndësishme europianepo merret si argument funksioniomi ose jo i vetë Blegjikës si shtet. Edhe pse ndonjë deputet akuzoi hapur se atenatet e 22 marsit ishin vepër e shërbimeve sekret belge, apo edhe pse ajo që ndodhi në Bruksel nuk është më pak sesa ajo që ndodhi në Paris muaj më parë, sërish mënyra e trajtimit është e ndryshme. Edhe për ngjarjet e Parisit, pala turke pretendoi se kishe njoftuar me kohë për Salah Abdeslam, sërish ideja se problemi qëndron në funksionimin e Francës si shtet as u zu në gojë. Ndryshe tani. Revista e njohur gjermane “Speigel” pubikon një artikull me titull ndikues: Kartolina nga një shtet i dështuar?
Gjithçka për artikullshkruesit pasqyron artificialitetin e Belgjikës si shtet dhe ngjarja e fundit i jep zë më shumë prirjeve secesioniste siç janë ato që përfaqësohen nga kreu i Bashkisë së Antverpit, Bart de Wever, drejtues i Aleancës së Re Flamande. “Po, Belgjika është shtet i dështuar”, pohon Wever që është ndër politikanët kryesorë në vend. Sipas tij, vendi po dështon në integrimin e imigrantëve që ai e quan si “problemi ynë” dhe se Belgjika nuk po arrin t’u japë imirantëve një “ëndërr amerikane të flamande”. Ideja se Belgjika nuk funksionon po zë vend edhe te politikanë të spektrit tjetër: “Është një shtet artifcial”, deklaron ish-kryetari i Bashkisë së Molenbeek, Philippe Moureaux, një socialist që ka qenë dhe ish-ministër i Brendshëm dhe si profesion është profesor historie. Dhe më e keqja, sëmundja belge mund të jetë simptomatike edhe për vetë Europën: “Për fat të keq Europa po zhvillohet drejt një Belgjike të madhe, në vend që Belgjika të zhvillohet në një Europë të vogël”, shton Wever.
Problemet që shtrohen janë minimale me ato që përjetohen në Ballkan: një veri i pasur dhe një jug i varfër, larmi etnike dhe mungesë e një historie të përbashkët në një vend prej 30 mijë km2. Administrata është e copëzuar dhe njerëzit kanë zhvilluar një ndjenjë largësie nga autoritetet. Këto konstaton revista gjermane që këmbëngul në faktin se Belgjika nuk po funksionon dhe se “është e pamundur të duash një vend që nuk është i dashur për ty”. Me ndryshimin se ka të huaj që e duan këtë vend. Si drejtori i Muzeut Hebraik që deklaron se “ia detyron gjithçka Belgjikës”.
http://www.spiegel.de/international/europe/terror-attacks-cast-light-on-...
Add new comment