Schulz kërkon ribashkimin e Qipros, një nga propozimet krijimi i një shteti federativ
Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz vizitoi këtë të martë Qipron, nga ku deklaroi se është koha që ishulli të bashkohet, në mënyrë që edhe Europa të jetë e bashkuar. “Është koha për ribashkimin e Qipros sepse pa bashkimin e Qipros Europa nuk mund të jetë e bashkuar”-theksoi Schulz gjatë fjalës në parlement. Kreu i PE-së shtoi se shtetet kombe kanë treguar se kanë ditur të bashkëjetojnë në hapësirën europiane dhe një zgjidhje për Qipron do t’i japë fund status quo-së shumëvjeçare pas pushtimit të një pjese të ishullit në vitin 1974 nga Turqia. Zgjidhja që propozohet është krijimi i një Federate Qipriote brenda të cilës do të bashkëjetojnë pjesa greke dhe ajo turke.
Comments
Qipro
Shume me vend. Ska pse te mbahet nji pjese e Qipros nen pushtimin ushtarak turk qe nga viti 1974.
Add new comment