Pengmarrja në avionin "Egypt Air", nga një oficer i ushtrisë egjiptiane

Postuar në 29 Mars, 2016 12:57

Që prej orës 8 e 30 të mëngjesit kur avioni Air bus 320 i Egypt Air bëri ulje të detyruar në aeroportin Larnaka të Qipros, autoritet u vunë në alarm për të zbardhur detajet e pengmarrjes. Fillimisht  u tha se pengmarrësi ishte Ibrahim Samaha, nje shtetas amerikan me origjinë egjiptiane, profesor i Veterinarisë në Universitetin e Atlantës, por ministria e Jashtme Egjiptiane përgënjeshtroi lajmet dhe doli me njoftimin se autori është Seif Edin Mustafa, oficer i ushtrisë egjiptiane. Kërkesat e tij mësohet se kanë qenë politike dhe lidhen me mbajtjen në burg të disa grave në Egjipt. Megjithatë operacioni i ndërhyrjes është në zhvillim e sipër në kordinim me forcat speciale qipriote dhe ato egjiptiane. Pengmarrësi ka të veshur një rrip eksplozivi dhe bashkë me të në avion kanë qenë 7 persona, ndërsa më herët pasagjerët e tjerë u lanë të lirë të dilnin nga avioni. Air bus 320 u mor peng teksa kryente fluturimin Aleksandri-Kajro.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne veshtrimin e pare oficeri i ushtrise egjiptjane Seif Edin Mustafa mund te pritej te zbriste me avjon ne nji vend si Turqia.

Asht shume domethanse qe Seif Edin Mustafa zbriti ne Qipron greko-ostodokse, qe asht shtet antar i Bashkimit Europian.

Natyrisht ai ka vlersue ma shume respektimin e te drejtave te njeriut nga nji shtet i BE-s si Qipro e jo nga Turqia e Erdoganit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.