Blloku Bota

Edhe Tsipras firmos me termin “Maqedonia”. A po heq dorë Greqia nga pretendimet për emrin?

Postuar në 17 Mars, 2016 16:04

Para disa ditësh ministri për Imigracionin John Mouzalas provokoi debate në Greqi kur gjatë një interviste përdori termin “Maqedonia”. Greqia i përmbahet fort një debati se ky term është provokativ nga ana e sllavëve që sot dominojnë shtetin në veri të Greqisë. Mirëpo gazetat greke publikojnë sot një dokument, të firmosur nga kryeministri aktual Alexis Tsipras, ku përdoret po i njëjti term, gjatë një takimi më 12 mars në Paris.

“Skifterët për Lirinë e Kurdistanit” marrin përsipër sulmin në Ankara

Postuar në 17 Mars, 2016 10:43

Sulmi në Ankara që vrau 37 persona dhe plagosi rreth 100 të tjerë u mor përsipër nga Grupi Militant Kurd “Skifterët për Lirinë e Kurdistanit” (TAK). Përmes një deklarate online, grupi e cilësoi sulmin me autobombë në qendër të kryeqytetit turk, si hakmarrje për operacionet ushtarake, kryesisht në zonën kurde në jug-lindje. TAK , degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përsipër edhe sulmin e muajit të kaluar në Ankara. Fill pas shpërthimit të autobombës të djelën në një nga nyjet e transportit në Ankara, autoritetet turke fajësuan PKK-në.

Edhe ti je Donald Trump. Gjeje se në cilën datë!

Postuar në 16 Mars, 2016 13:28

Donald Trump ndryshon shpesh mendje. Ose të paktën jep përgjigje të ndryshme për të njëjtat çështje në kohë të ndryshme. Kjo natyrisht nuk ka penguar që kandidati republikan të mposhtë këdo që i "doli përpara". Një gazetë holandeze ka gjetur një ide origjinale për ta përshkruar Trump: një pyetësor në të cilin çdo përgjigje të japësh, në finale të jep Trumpin e një date te caktuar. Si duket duke bërë kryqëzimin e përgjigjeve me ato që Trump ka thënë për te njëjtat tema.

Lapsusi i ministrit me emrin e Maqedonisë, tërmet politik në Greqi

Postuar në 16 Mars, 2016 11:00

E ardhmja e koalicionit qeveritar në Greqi ndodhet në pikëpyetje të madhe, pasi aleatët e kryeministrit Tsipras, “Grekët e Pavarur”, kërkuan dorëheqjen e ministrit të emigracionit, Janis Muzalas. Muzalas, gjatë një interviste që u transmetua në orët e vona të së martës, e përmendi Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, gjë që politika zyrtare nuk e ka pranuar kurrë. Muzalas e bëri këtë kur po shpjegonte ngjarjen e të hënës, kur disa qindra refugjatë kaluan në territorin e vendit fqinj.

Marco Rubio tërhiqet nga gara presidenciale

Postuar në 16 Mars, 2016 10:49

Republikani i Floridës, Senatori Marco Rubio u largua nga gara presidenciale, ndërsa guvernatori republikan i Ohajos, John Kasich mposhti kryesuesin e garës Donald Trump në shtetin e tij.Pas humbjes poshtëruese në shtetin e tij, Rubio tha se i ishte mirënjohës të gjithë atyre që e mbështetën. Ai tha se nuk ishte në "planet e Zotit" që ai të bëhej president në vitin 2016 e ndoshta kurrë.

Athina përgënjeshton La Repubblica-n: “Nuk i shtyjmë refugjatët drejt Italisë”

Postuar në 15 Mars, 2016 10:40

Qeveria greke ka përgënjeshtruar se po i nxit refugjatët që t’u drejtohen vendeve të tjera që i kanë të mbyllur kufijtë e tyre. Autoritetet greke as i drejtojnë, as i lehtësojnë refugjatët që të kalojnë kufij të mbyllur. Por përkundrazi, punojnë për t’i penguar, në kuadër të detyrave të tyre”, deklaroi të martën zëdhënësi i komitetit qeveritar të menaxhimit të krizës së refugjatëve, Jorgos Kiritsis.

Rusia nis tërheqjen ushtarake nga Siria

Postuar në 14 Mars, 2016 21:08

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar nisjen e tërheqjes ushtarake nga Siria. Ai ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes Sergey Shoigu që të nisë tërheqjen që nesër, ditë e martë, duke deklaruar arritjen e objektivave. Televizioni rus “Russia Today” ka bërë të ditur se Rusia do të ruajë kontrollin mbi portin e Tartus dhe bazës ajrore të Khmeimim, me qëllim vëzhgimin e marrëveshjes së armëpushimit. “Vlerësoj se objektivat që iu vendosën Ministrisë së Mbrojtjes në përgjithësi u përmbushën.

Në kryeqytetin e ISIS, Raqqa

Postuar në 14 Mars, 2016 17:18

Filmimi është kryer fshehurazi nga dy gra siriane që japin identitet të rremë.

Erdogan betohet se do të gjunjëzojë terrorizmin

Postuar në 14 Mars, 2016 11:18

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan u zotua se “do të gjunjëzojë” terrorizmin pas sulmit në Ankara, ku humbën jetën 37 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Mes viktimave është edhe kamikazi i dyshuar.Një autobombë shpërtheu në orën 18:41 të së djelës, pranë një stacioni autobuzi, në Parkun Gyven, në lagjen Kizilai, një nga nyjet e rëndësishme të transportit në kryeqytetin turk. Përmes një deklarate, presidenti turk tha se “grupet terroriste po vënë në shenjestër civilë sepse e kanë humbur betejën me forcat e sigurisë”.

Greqia akuzon për ksenofobi vendet e rajonit. Emigrantët: Na lini të kthehemi të vdesim në Siri

Postuar në 14 Mars, 2016 10:18

Qeveria greke ka kritikuar vendet e rajonit që nuk pranojnë refugjatët. Ministri alternat i mbrojtjes, Dimitris Vitsas, e ka konsideruar këtë si një turp, duke theksuar se kjo po ndodh edhe në vende prej nga para 25 vjetësh kishin ardhur në Greqi mijëra emigrantë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota