Blloku Bota

Kryeministri i Islandës kërkon shpërndarjen e Parlamentit

Postuar në 05 Prill, 2016 17:43

Kryeministri islandez, Sigmundur Gunnlaugsson, i përmendur në “Letrat Panameze” është vënë përballë një vale protestash në vendin e vet. Ai është përpjekur të mohojë se ka bërë shkelje të ligjit, por kjo nuk e ka qetësuar situatën. Pasi opozita kërkoi mocion mosbesimi, kryeministri i kërkoi presidentit të vendit, Olafur Ragnar Grimsson ashpërndarjen e Parlamentit, por ky i fundit ka dekalruar se do të bisedojë me partitë politike. 

Të dhënat personale të 49.6 milionë turqve publikohen online

Postuar në 05 Prill, 2016 00:39

Pa filluar mirë skandali i “Letrave Panameze” një tjetër rast mund të kthehet në ilustrim për epokën ku jetojmë dhe për faktin se tanimë çdo gjë me rëndësi “ndodh” online. Gazeta e njohur izraelite, “Haaretz” raporton për një rrjedhje gjigande të dhënash në internet nga Turqia. Bëhet fjalë për të dhënat personale, emër i plotë, numër id, gjini etj., të 49.6 milionë turqve. Gazeta u informua për rastin nga një firmë izarelite, “Hacked-DB Security”,  e cila monitoron rrjedhjet e të dhënave nga bazat e të dhënave dhe që në këtë rast vlerëson se informacioni duket origjinal dhe i vërtetë.

"Letrat Panameze" e vënë në siklet të madh kryeministrin e Islandës

Postuar në 04 Prill, 2016 14:47

Pasi pyetet për këtë çështje kryeministri Sigmundur Davíð Gunnlaugsson, të cilit i doli emri në rrjedhjen e fundit të dokumenteve nga një kompani offshore, thjesht mërmërit gjëra pa kuptim. Pas këtij skandali, raportohet se Islanda do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Nis deportimi i emigrantëve nga Greqia për në Turqi

Postuar në 04 Prill, 2016 10:28

Ka filluar mëngjesin e të hënës deportimi i emigrantëve të paligjshëm nga brigjet greke për në ato turke. Operacioni është pjesë e marrëveshjes BE-Turqi, e arritur në mesin e muajit mars dhe përfshin emigrantë të paligjshëm, të cilët nuk përmbushin kushtet për marrjen e azilit në vendet europiane.

Rrjedhja më e madhe e dokumentacionit/140 politikanë fshehin pasuritë përmes një kompanie panameze. Në krye Vladimir Putin

Postuar në 04 Prill, 2016 00:21

Disa media po raportojnë një rrjedhje dokumentesh bankare që implikojnë emrat e shumë personaliteteve të njohura ndërkombëtare të përfshira në fshehje pasurie. “Letrat Panameze”, siç po thirret rrjedhja më e fundit, përfshijnë emra si Vladimir Putin, që sipas britanikes “The Guardian” nuk figuron me emër, por logjika të çon tek ai. Janë 2 miliardë dollarë që janë qarkulluar nga miq të tij, të cilët nuk mund t’i kryenin marrëveshjet që kanë prodhuar këtë lloj shifre pa mbrojtjen e tij.

Shkëndija lufte mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, 30 të vrarë në enklavën autonome të Nagorni Karabakut

Postuar në 03 Prill, 2016 18:02

Azerbajxhani njoftoi të dielën pasdite armëpushim e njëanshëm në Nagorni Karabak,  duke shtuar se  do t’i  përgjigjet një sulmi eventual nga forcat armene. Përplasja e armatosur nis mbrëmjen e së premtes dhe ka vijuar përgjatë gjithë ditës së shtunë duke u gdhirë e diel. Bilanci, 30 të vdekur nga të dyka palët, mes të cilëve dy civilë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, armëpushimi i brishtë u thye të shtunën nga forcat armene, megjithë thirrjet e Rusisë dhe Bashkimit Europian për të ulur tensionet.

Alavitët kundër Assad-it?

Postuar në 03 Prill, 2016 11:14

Disa media britanike, si BBC dhe “Telegraph” raportojnë sot për një zhvillim të ri në Siri. Sipas këtyre mediave grupi mbështetës i presidentit Bashar al-Assad, alavitët janë duke e braktisur Assadin dhe po distancohen nga regjimi i tij. BBC-ja referon një dokument prej tetë faqesh ku flitet për një reformë identitare dhe se ata përfaqësojnë një model të tretë “të dhe brenda Islamit”.

FMN me plan falimentimi për Greqinë, Wkileaks publikon skandalin

Postuar në 03 Prill, 2016 09:15

Qeveria greke ka kërkuar shpjegime nga FMN, pasi Wikileaks publikoi transkriptin e një telekonference midis tre zyrtarëve të Fondit, ku thuhet se Athina mund të vihet në lëvizje vetëm nëse i kanoset rreziku i falimentimit.

Linja Francë-Iran, debate për veshjen e stafit të kompanisë “Air France”. Teherani kërkon shami për femrat

Postuar në 02 Prill, 2016 21:35

Me pantallona, xhaketë të gjatë deri në gjunjtë dhe shami. Irani bëhet sërish lajm me kërkesat për sjelljen e femrave dhe veshjen e tyre. Kësaj radhe kërkesa i shkon “Air France” dhe pikërisht për stafin e kompanisë, përfshirë stjuardesat. Në këtë çështje kanë lindur polemika, pasi stafi nuk ka ndërmend që të veshë një uniformë të imponuar nga Irani, me të cilin Franca rivendos lidhjen ajrore civile pas 8 muajsh. "Nuk duam polemika, nuk na takon ne të japim një gjykim mbi shaminë në Iran.

Shërbimi gjerman, spiunim masiv të aleatëve. Përfshirë NASA-n, Forcat Ajrore Amerikene dhe kryeministrin e Izraelit

Postuar në 02 Prill, 2016 19:03

Revista gjermane “Der Spiegel” raporton këtë të shtunë se shërbimi sekret gjerman, BND, ka survejuar dhe spiunuar zyrën e kryeministrit izraelit prej vitesh. Lajmi është riprodhuar edhe nga e njohura “Haaretz” e cila shton se shërbimet gjermane kanë spiunuar edhe shtete të tjera, aleate me Gjermaninë, sikurse edhe drejtues të organizatave ndërkombëtare. Ministrat e Brendshëm të Austrisë, Beligjikës, Ministrinë e Mbrijtjes të Britanisë së Madhe, Forcat Ajrore Amerikane, NASA-n, agjencitë e OKB-së, Fondin Monetar Ndërkombëtar, OPEC, etj..

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota