Blloku Bota
Kohl: Europa nuk mund të bëhet shtëpia e emigrantëve, judeo-kristianizmi në themel të vlerava tona
Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl thotë se Evropa nuk mund "të kthehet në një shtëpi të re" për emigantët. Ai dënon politikën e ndjekur nga kancelaria Merkel, ndonëse nuk e përmend atë nominalisht nën librin e botuar së fundmi me tirull “Me shqetësim për Europën”, (Aus Sorge um Europa).
Tërmet 7.8 ballë Rihter në Ekuador. Të paktën 41 të vdekur(foto/video)
Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 ballësh ka tronditur Ekuadorin. Deri më tani njoftohen të paktën 41 të vdekur nga lëkundjet, epiqendra e të cilave ishte 20 km në thellësi dhe që u ndjenë thuajse në të gjithë vendin. Ky vlerësohet se është tërmeti më i fuqishëm që nga viti 1979. Autoritetet kanë bërë thirrje që banorët të largohen nga bregu i detit nga frika e një tsunami.
Tërmeti shkatërrimtar në Japoni, 65 mijë persona pa shtëpi (Video)
Mbi 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi të premten qytetin Kumamoto, në jug-perëndim të Japonisë. Dhjetra të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa tronditjet e forta të tokës kanë shkatërruar banesa të shumta, zjarre dhe rrëshqitje dheu. Dy tronditje e së premtes me një manjitusë 7.1 dhe 7.4 të shkallës Rihter, pasuan tërmetin e së enjtes 6.2 i shkallës Rihter në ishullin Kiushu. Rreth 20 mijë trupa të emergjencës civile janë angazhuar për të shpëtuar të plaogsurit..
Paragrafi gjerman i fyerjes dhe pasojat e tij
Gjermania është vendi i juristëve. Shumë gjëra janë të rregulluara me ligj dhe paragrafët ndërtojnë shtyllën kurrizore ku bazohet ndërtesa shtetërore - ndoshta më tepër se në vende të tjera. Kështu është rregulluar edhe rasti i fyerjes së kryetarëve të huaj të shtetit.
Papa mes emigrantëve në Lesbos: Duhet të trajtoheni si njerëz
Papa Francecsku përcolli sot një mesazh të fortë me vizitën në kampin e emigrantëve në ishullin Lesbos të Greqisë. Refugjatët nuk janë numra, janë njerëz: ata kanë fytyrat, emrat, histori, dhe si të tillë duhet të trajtohet.”-theksoi Papa Françesku në një mesazh pak para mbërritjes. Në Lesbos Papa Francesku ku prit nga kryeministri grek Aleksis Cipras dhe drejtues të Kishës. Cipras shoqërohej nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu I dhe Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronymos. Papa tha se ishte krenar për qëndrimin që populli grek ka mbajtur ndaj emigrantëve.
Erdogan e ka me të gjithë, bllokon hyrjen në faqen online të agjencisë ruse “Sputnik”
Presidenti turk Erdogan ngjan i mbërthyer nga një valë zemërimi me disa njerëz të politikës anembanë botës. Pas rastit të fundit me Gjermaninë, ku Erdogan kërkon procedimin penal të një komediani, vjen edhe “eventi” i radhës. ANSA njofton se Tib, autoritetit turk për telekomunikacionet ka vendosur bllokimin e aksesit në faqen online të agjencisë ruse, pro -Putin, “sputniknews.com”. “Bëhet fjalë për një masë administrative, ndaj të cilit mund të shkohet në gjykatë”, deklaron enti në fjalë.
Fshehja e pasurisë, ministri bie nga froni
Ministri i Industrisë dhe Turizmit të Spanjës Jose Manuel Soria dha dorëheqjen pas skandalit të Panama Papers. Ky është viktima e dytë e rrjedhjeve që nxorën në dritë se si liderë nga e gjithë bota fshihnin të ardhurat në të ashtuquajturat parajsa fiskale.
Më herët dorëheqjen e dha kryeministri i Islandës.
Soria dha dorëheqjen të premten pasi shpjegimet e tij kontradiktore ndezën një skandal mbi lidhjet me një kompani offshore listuar në rrjedhjet e Panama Papers. Soria iu nënshtrua një kontrolli gjatë kësaj jave mbi përfshirjen e tij në këto publikime.
Monumentet sovjetike janë të padëshiruara
Pas Luftës së Dytë Botërore në Poloni është ndërtuar një numër i madh monumentesh të periudhës sovjetike. Rreth 200 objekte vazhdojnë të ekzistojnë. Tani ato duhet të zhduken. Historiani Pawel Ukielski nga Instituti polak i Kujtesës Kombëtare do të kishte preferuar që simboli më i madh i periudhës sovjetike në Poloni, Pallati i Kulturës të rrëzohej. Ndërtesa e lartë prej 231 metrash është që prej viteve '50 qiellgërvishësi më i lartë i vendit dhe për shumë vetë halë në sy. Në atë kohë ishte edhe ish-ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski që u shpreh për rrëzimin e tij.
Ofensiva ndaj Al Nusras në Halep – përfshihen trupa ruse, iraniane, Hezbollahu dhe forcat e Assad
Në Siri tanimë po diskutohet Al Nusra si fronti kryesor i kundërshtimit të pushtetit të Bashar al Assad. Së fundmi, ka raportime zyrtare se fronti në fjalë po synon të bllokojë qytetin e Halepit dhe mandej të ndërpresë rrugën mes tij dhe Damaskut, duke kthyer në zonë lufte të gjithë veriun e Sirisë. Në përpjekje për ta ndalur këtë gjë, forcat e Assad, që parashikohet të jenë tri herë më të mëdha në numër sesa ato të Al Nusra dhe do të asistohen në terren nga trupa ruse, trupa të Gardës Revolucionare Iraniane dhe milicisë shiite të Hezbollahut, kanë nisur ofensivën më 12 prill.