Papa mes emigrantëve në Lesbos: Duhet të trajtoheni si njerëz

Postuar në 16 Prill, 2016 11:15

Papa Francecsku  përcolli sot një mesazh të fortë me vizitën në kampin e emigrantëve në ishullin Lesbos të Greqisë. Refugjatët nuk janë numra, janë njerëz: ata kanë fytyrat, emrat, histori, dhe si të tillë duhet të trajtohet.”-theksoi Papa Françesku në një mesazh pak para mbërritjes. Në Lesbos Papa Francesku ku prit nga kryeministri grek Aleksis Cipras dhe drejtues të Kishës. Cipras shoqërohej nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu I dhe Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronymos. Papa tha se ishte krenar për qëndrimin që populli grek ka mbajtur ndaj emigrantëve. Kreu i Kishës Katolike u takua me emigrantët, me të cilët bisedoi dhe u përcolli mbështetjen e Kishës për trajtimin e tyre, duke u thënë se ata nuk janë vetëm. “Kam ardhur të jem dëshmitar i katastrofës më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore, ky udhwtim wshtw i shenjuar nga trishtimi”, tha Papa. Vatikani sqaroi se vizita e Atit të Shenjtë në ishullin grek është krejtësisht humanitare dhe e natyrës fetare, e nuk duhet të shihet si kritikë ndaj deportimit të emigrantëve.

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.