Kohl: Europa nuk mund të bëhet shtëpia e emigrantëve, judeo-kristianizmi në themel të vlerava tona

Postuar në 17 Prill, 2016 17:41

Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl thotë  se Evropa nuk mund "të kthehet në një shtëpi të re" për emigantët. Ai dënon politikën  e ndjekur nga kancelaria Merkel, ndonëse nuk e përmend atë nominalisht nën librin e botuar së fundmi me tirull “Me shqetësim për Europën”, (Aus Sorge um Europa).

Ai beson se zgjidhja e krizës së refugjatëve "nuk gjendet në Evropë", por në zonat nga të cilat  këta njerëz janë të detyruar të largohen. "Europa nuk mund të bëhet një shtëpi të re për miliona njerëz në nevojë në mbarë botën", shkruan Kohl, i cili do të presë të martën  në shtëpinë e tij kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban,  dhe kundërshtar i ashpër i politikës së Merkelit. Kohl ka kritikuar vendimin e Kancelares për të favorizuar marrjen e qindra mijëra emigrantëve dhe refugjatëve në Gjermani verën e kaluar. "Vendimet e njëanshme  sado të justifikuara t’i quajnë ata që i marrin, duhet t’i takojnë së shkuarës” shprehet ish-kancelari, i konsideruar edhe si babai i bashkimit të dy Gjermanive.

Sipas tij, shumë emigrantë dhe refugjatë vijnë nga nga prejardhje të ndryshme kulturore."Ata  kanë një besim që është i ndryshëm nga ai judeo-kristianizmi, i cila është një nga themelet e rendit tonë shoqëror dhe shkalla jonë  gjykimit të vlerave”-thekson Kol. Ish-kancelari  tashmë 86 vjeç, shfaqet rrallë në publik, pasi që prej vitit 2008 lëviz  në një karrige me rrota si pasojë e një aksidenti.

 

 

Comments

Submitted by Shqiptar (not verified) on

ky me duket mua i ka ngelur ora 2000 vjet perpara ne nje histori te shpikur keq e te shtremberuar rruges.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.